Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut premtoi se do të bëhet test që për 40 minuta do të tregojë nëse pacienti është i infektuar me virusin korona.
“Në Klinikën për pulmologji dhe alergologji do të prezantohet testi që për 40 minuta do të tregojë nëse pacienti është i infektuar me virusin korona ose jo”, deklaroi Filipçe.
Ai sqaroi se ky aparat gjithashtu do të vendoset edhe në Klinikën për sëmundje ngjitëse, duke sqaruar se përmes saj do të detektohen edhe viruset tjera te pacienti.
Comments are closed for this post.