Komisioni Europian po përshpejton vaksinën antiCOVID-19, me disponueshmërinë e parë për vendet anëtare parashikuar për në nëntor, dhe mbi aksesin universal në medikament.
“Disponueshmëria e parë e vaksinës së njohur nën emrin e Oxford pritet në nëntor, me të cilin Komisioni Europian ka nënshkruar një kontratë që u mundëson vendeve anëtare të blejnë 300 milionë doza me mundësinë e 100 të tjerave”, sipas funksionarëve të Komisionit Europian.
Për më tepër, pas garancisë prej 400 milionë eurosh në mbështetje të kërkimit për partneritetin Covax, ekzekutivi europian dhe OBSG do të duhet të fiollojnë javën e ardhshme një mobilizim të ri të burimeve në mbështetje të aktit të OBSH-së mbi përshpejtimin, krijuar për akses të barabartë të vaksinave.
Ndërkohë, negociatat me kompanitë farmaceutike vazhdojnë, bisedimet për vaksinën Pfizer-BioNtech janë avancuar dhe janë në fazat e fundit.
Një marrëveshje me laboratorin shumëkombësh amerikan dhe laboratorin bioteknik gjerman do të bënte të mundur krijimin e një grupi të larmishëm me gjashtë kandidatë për vaksina nga kompanitë që kanë përparuar me provën e vaksinës (AstraZeneca, Johnson & Johnson, Sanofi, CureVac, Moderna dhe Pfizer) për blerje nga Vendet anëtare të BE-së, por edhe për dhurim në vendet me të ardhura të ulëta ose ridrejtim në vendet e tjera europiane.
Comments are closed for this post.