Nëse konsideroni se dhuna në rrugë do të ulet nëse Donalld Trampi rizgjidhet? Ai nuk mund ta ndalojë dhunën sepse e ndezi me vite … në dhunë shihet fija e kashtës për shpëtim, deklaroi mbrëmë Xho Bajdën në tubimin parazgjedhor në Pitsburg, Pensillvani.
Ish-nënpresidenti i SHBA-së, dhe kandidat presidencial nga demokratët, e akuzoi Trampin edhe për dëgjueshmëri ndaj liderit rus, Vlladimir Putin. Trampi, ndërkaq, në deklaratë për Foks Njus tha se Bajdën ka qenë “marionetë”.
“Beson se me përsëritjen e fjalëve ‘rend dhe ligj’ duket më i fuqishëm. Por dështimi për t’i thirrë mbështetësit e vet të ndalojnë të sillen si paraushtri e armatosur, tregon se sa është i dobët”, deklaroi Bajdën për Trampin.
“Nëse dikush beson se në Amerikë do të ketë më pak dhunë nëse ai do të rizgjidhet? Neve na duhet drejtësi dhe siguri në vend, jemi të përballur me disa kriza. Nën udhëheqjen e Donalld Trampit krizat po shumëfishohen. Kovid-19, dështimi ekonomik, dhuna e panevojshme policore, nacionalistë të inkurajuar të bardhë, racizmi”, deklaroi kandidati presidencial demokrat.
“Më njihni mua, e njihni rrëfimin tim, e njihni familjen time. Athua me të vërtetë mendoni se unë jam socialist radikal me pikë të dobëta për rebelim? Me të vërtetë? Dëshiroj ta shpëtoj Amerikën. Ta shpëtoj nga Kovidi, nga krimi dhe vjedhjet, ta shpëtoj nga dhuna e shkaktuar nga racizmi, ta shpëtoj nga policët e këqinj”, theksoi Bajdën dhe shtoi: “Ta shpëtoj nga edhe katër vite me Donalld Trampin (në Shtëpinë e Bardhë).
E akuzoi se në dhunë sheh fije kashte të shpëtimit dhe se në të i bazon tubimet e veta parazgjedhore.
Bajdën e akuzoi presidentin dhe nënpresidentin e tij, Majk Pens, për krizën me Kovid-19, për mbi 180.000 të vdekur nga koronavirusi dhe krizën ekonomike “siç nuk e kemi pasur që nga Depresioni i madh, me papunësi prej mbi dhjetëra milionë.
Në fjalimin e mëtutjeshëm, Bajdën e akuzoi shefin e shtetit për “dëgjueshmëri” ndaj Rusisë.
“Kremlini shpalli shpërblime për kokat e ushtarëve tanë amerikanë dhe në vend se t’i kundërvihet Vlladimir Putinit, se do të paguajë çmim të lartë nëse tentojnë të prekin ndonjë ushtar amerikan, ky president madje nuk e ka filluar këtë temë në thirrjet e tij të shumta telefonike me Putinin.
Shtoi se asnjë president deri më tani nuk ka treguar bindje të tillë ndaj ndonjë lideri rus.
Kumtesat për shpërblimet e shpallura për vrasje të ushtarëve amerikanë, Trampi i quajti të pabaza dhe theksoi se nuk ka marrë raportime të tilla nga zbulimi amerikan.
Në intervistë për televizioni Foks Njus mbrëmë, Trampi tha se Amerikën e pret revolucion i “majtistëve radikalë” nëse president i SHBA-së bëhet Xho Bajdën.
Sipas tij, konkurrenti i tij është “marionetë”.
“Bajdën … është njeri i dobët dhe i tillë ka qenë tërë jetën. Atë e kontrollojnë, si kukull … kjo është revolucion. Ai nuk duhet të kandidojë për president”, tha Trampi.
Comments are closed for this post.