Qeveria e re, e kryeministrit Zoran Zaev e cila dje mori mbështetjen në Parlament ka 19 Ministri, që janë vetëm më pak se përbërja e kaluar qeveritare. Në vazhdim vijojnë biografitë e kryeministrit dhe ministrave:
Zoran Zaev – kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Zoran Zaev lindi më 8 tetor të vitit 1974 në Strumicë. I martuar me Zorica Zaev me të cilën kanë dy fëmijë.
Pasi përfundoi shkollën fillore dhe atë të mesme në vendlindje, ai u regjistrua në Fakultetin e Ekonomisë në “Shën Cirili dhe Metodi” ku diplomoi në vitin 1997. Zaev fitoi një diplomë master në ekonominë monetare në të njëjtin universitet.
Pozita e parë e punës e tij është në shoqërinë tregtare familjare “Trgoprodukt” dhe për 5 vjet u avancua deri në pozitën e menaxherit. Në mënyrë shtesë, ka qenë anëtar i disa këshillave të kompanive, bankavae dhe ndërmarrjeve publike.
Zoran Zaev u bë anëtar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) në vitin 1996. Ai shërbeu si zëvendës i kryetarit të partisë mes vitit 2006 dhe 2008. Ai fitoi tri zgjedhjet lokale të njëpasnjëshme dhe shërbeu si kryetar i Strumicës prej vitit 2005 deri në vitin 2016.
Qyteti dhe Zoran Zaev si kryetar, në periudhën e mandatit të tij si njeriu i parë i komunës, fituan shumë shpërblime dhe mirënjohje. Në dy raste, në vitin 2008 dhe 2009 qyteti e fizoi çmimin kombëtar në fushën e mjedisit jetësor, ndërsa Zaev si kryetar komune e fitoi Çmimin për praktika më të mira të Këshillit të Evropës, për partneritetin e parë publik-privat në vend, të implementuar në ndërtimin e objektit “Global” në Strumicë.
Si lider i partisë opozitare në vend, Zoran Zaev u bë sinonim për guxim dhe kryesues në luftën për drejtësi, liri dhe demokraci.
Në shkurt të vitit 2015, Zaev e filloi projektin “E vërteta për Maqedoninë”, duke e publikuar materialin e përgjuar me të cilin u zbuluan aktivitetet kriminale të qeverisë të kryesuar nga Gruevski. Rezistenca ndaj qeverisë autokrate vazhdoi me rolin aktiv të liderit të LSDM-së në kampin “Liria”, i cli u organizua nga lëvizja protestuese dhe organizatave civile të cilët së bashku u organizuan për kthimin e demokracisë në shoqëri dhe për revitalizimin e institucioneve publike në shërbim të qytetarëve.
Më 17 maj të vitit 2015, kjo lëvizje organizoi protestë historike më të madhe mbipartiake dhe qytetare në Shkup me më shumë se 100.000 qatetarë para ndërtesës së Qeverisë.
Falja e paralajmëruar e presidentit Ivanov për përfaqësuesit e atëhershëm të lartë qeveritarë i nxiti qytetarët në vend në lëvizje masive protestuese të quajtur “Revolucioni i larmë”. Lëvizja filloi në prill të vitit 2016 dhe u përhap në tërë vendin dhe zgjati 100 ditë.
Zoran Zaev e krijoi dhe promovoi konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, si mozaik të jetesës së përbashkët të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në vend, duke e paralajmëruar zhvillimin e ardshëm të Maqedonisë së Veriut si vend për jetë për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh të përkatësisë së tyre etnike, politike dhe çfarëdo përkatësie tjetër. Ky koncept i bashkimit ishte forcë lëvizëse për suksesin e LSDM-së në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, për fitore bindëse në zgjedhjet lokale në vitin 2017 dhe për fitoren e Stevo Pendarivskit për president në zgjedhjet e vitit 2019.
Pas “Marrëveshjes së Përzhinës” dhe zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, i përcjell me një periudhë të rëndë të trazirave politike duke e përfshirë edhe incidentin e dhunshëm në Parlament më 27 prill të vitit 2017. Zoran Zaev u zgjodh për kryeministër i Republikës së Maqedonisë dhe e mori mandatin e qytetarëve për ta kryesuar qeverinë e re të orientuar ndaj reformave.
Në fund të vitit të dytë të mandatit të Qeverisë së Zaevit, Komisioni Evropian e publikoi raportin më pozitiv historik për avancimin e vendit në të vilin u vlerësuan reformat themelore, të zbatuara në vend përmes dialogut dhe bashkëpunimit politik me partitë parlamentare dhe veçanërisht me opozitën.
Kryeministri Zaev, që në fillimin e mandatit të tij e çoi vendin ndaj integrimit euroatlantik, në fokus të politikës së fqinjësisë së mirë dhe kthimin e besimit të partnerëve tanë strategjikë nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Si rezultat i këtyre aktiviteteve intensive që në vitin 2017, u nënshkrua Marrëveshja për partneritet strategjik , miqësi dhe fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, ndërsa në qershor të vitit 2018, në Prespë u nënshkrua marrëveshja historike me Republikën e Greqisë për zgjidhjen e çështjes me emrin e vendit tonë dhe për formimin e miqësisë dhe bashkëpunimit.
Me vendimet nga Marrëveshja e Prespës, vendi ynë e pranoi emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia u pajtua se qytetarët e vendit tonë kanë të drejtë të plotë të quhen maqedonas, që e flasin gjuhën maqedonase.
Në korrik të vitit 2018 në selinë e NATO-s në Bruksel, kryeministrit Zaev iu dorëzua ftesa për anëtarësim në NATO, gjegjësisht për fillim të procesit të aderimit me ratifikimin e Protokollit për aderim në aleancë, i cili filloi menjëherë pas pranimit të ndryshimeve kushtetuese për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Gjatë mandatit të Zaevit, shteti arriti shkallë më të ulët historike të papunësisë në qershor të vitit 2019 prej 17,8*%, si dhe shkallë më të lartë vjetore të investimeve direkte të huaja në vlerë prej 624,5 milionë euro për vitin 2018.
Gjatë mandatit të tij dyvjeçar, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vend dhe jashtë vendit, realizoi takime me liderët më të mëdhenj dhe më me ndikim botëror, ndërsa për sukseset e tija në planin politik së bashku me kryeministrin Aleksis Cipras, i mori mirënjohjet më të larta siç janë çmimin “Evan Fon Klajst” që e ndan Konferenca e Munihut për siguri dhe çmimin “Emerging Europe” për praktika më të mira në promovimin e bashkëpunimit, unitetit, inkluzionit, diversitetit dhe mendimit pozitiv.
Kryeministri Zaev, së bashku me kolegun e tij grek Cipras, në vitin 2019 e mori edhe nominimin zyrtar për Çmimin Nobël për paqe.
Nga janari i vitit 2020 u tërhoq nga pozita e kryeminisztit në pajtim me modelin e konfirmuar ligjor të Qeverisë së Përzhinës.
Lupço Nikollovski – Zëvendëskryeministër për Luftë Kundër Korrupsionit
Lindi më 20 gusht të vitit 1983, në Kriva Pallankë. I martuar.
Arsimi: Diplomën në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”-Shkup, drejtimi e drejta financiare – jurist i diplomuar me provimin e dhënë të jurisprudencës; diplomë për specialist për menaxhment politik – Universiteti i ri bullgar, fakulteti bullgar për politika dhe Këshill të Evropës, Përfaqësues i autorizuar për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale para entit shtetëror për pronësi industriale 2012; Fakulteti juridik “Justiniani i Parë” pranë USHCM-Shkup – magjistër në studimet master të Programit për të drejtë administrative dhe administratë publike.
Nga 4 gushti i vitit 2020 – Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut; korrik të vitit 2019 – sekretar i përgjithshëm i LSDM-së; qershor të vitit 2017 ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; dhjetor 2016 – mandat për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë; 15 Nëntor-30 Dhjetor 2016 – zëvendësministër plotësues në MBPEU; Shkurt 2014 – shef i kabinetit të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev; viti 2013 – Zyrë personale si avokat; Maj 2009-2011 konsultues dhe sekretar për menaxhim korporativ në Institutin për drejtorë – Shkup; Konsultues në AAG Analysis and Advisory Group me focus të resurseve njerëzore dhe të drejtë afariste, BE fonde dhe financim: 2007 – maj 2008 praktikant në zyrën e avokatëve “Markovska dhe Andreevski” nga Shkupi.
Anëtar i Unionit të juristëve të Republikës së Maqedonisë; Anëtar i unionit rinor të juristëve të rinj të Maqedonisë; Anëtar i Odës maqedonase të juristëve; Ambassador of Knowledge – Life learning Academia – Organization for Certification and Professional Knowledge Process Management – Ljubljana, Slovenia.
Njeh gjuhën maqedonase (gjuhë amë), gjuhën angleze, italiane, aplikacione programuese kompjuteristike Microsoft Office (“Semos education” Certificate).
Fatmir Bytyqi – Zvendëskryeministër për Çështje Ekonomike
I lindur më 26 tetor të vitit 1975 në Shkup. I martuar.
Arsimi: Ka diplomuar në Universitetin e Tiranës, në drejtimin Biznes Administratë-Biznes Menaxhment (1994-1999). Nga prilli i vitit 2018 këshilltar i veçantë i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut direkt nën kompentencë të kryeministrit; Ka përmbi 19 vite përvojë profesionale në nivele udhëheqëse dhe këshilluese. Në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2009 ka punuar për Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) ku nga viti 2002 ka drejtuar me programe dhe projekte të ndryshme në Maqedoninë Veriore dhe në Kosovë për përforcimin e organizatave të shoqërisë qytetare dhe bartësve tjerë ( institucioneve publike, odave ekonomike në R.M. etj). Në këtë periudhë ka qenë përgjegjës për më shumë se 100 projekte. Nga viti 2005 ka punuar si konsultant i pavarur, si dhe si ekspert afatgjatë dhe afatshkurtër për ndërtimin e kapaciteteve të shfrytëzuesve të ndryshëm në Ballkanin Perëndimor në korniza të projekteve të cilat janë të financuara nga BE-ja. Në fillim të vitit 2012 është emëruar për Drejtor Ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore ku ka punuar deri në muajin prill të vitit 2013. Është kthyer në këtë pozicion në shtator të vitit 2015 ku e kryen funksionin deri në qershor të vitit 2017. Në prill të vitit 2013 ka nisur me punë në projektit për përkrahje teknike ( të financuar nga BE-ja) në Kosovë si ekspert kyç. Ka përgatitur rekomandime për menaxhmentin financiar në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2014 dhe botime tjera të lidhura me menaxhmentin projektues. Ka realizuar më shumë se 300 trajnime dhe konsultime në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka përvojë të madhe në krijimin e moduleve për trajnime, si dhe për koordinimin e trajnuesve/konsulent për zbatimin e intervenimeve për ndërtimin e kapaciteteve. Njashtu e ka përvojën e dëshmuar në menaxhimin me projekte/programe dhe organizata. E gjithë kjo është në drejtimin e planifikimit dhe menaxhimit me fondet e donatorëve, sidomos nga Bashkimi Evropian. Në përvojën e tij të punës në MCMS, ka drejtuar me disa programe ( me buxhet përmbi 250.00 euro) dhe gjatë një viti e gjysmë ka qenë kryerës i detyrës Udhëheqës i Departamentit për shoqëri qytetare në MCMS ( udhëheqja e personelit prej 9 persona, programe e kështu me radhë). Si Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, në një periudhë afatshkurtër ka arritur që të bëje ndryshime rrënjësore organizative me çka e ka rritur kredibilitetin e vet Odës. Nga muaji prill i vitit 2018 është pjesë e Kabinetit të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore në pozitën si këshilltar i posaçëm.
Aftësi të tjera: Njohje të gjuhës shqipe (gjuhë amë, gjuha maqedonase, angleze, gjermane, serbe, kroate).
Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik
I lindur më 7 qershor të vitit 1977 në Shkup. I martuar baba i tre fëmijëve.
Arsimi: Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në Shkup, ndërsa arsimin lartë në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” me drejtimin gazetar i diplomuar.
Studimet pasuniversitare për mediume dhe komunikime i përfundoi në Fakultetin juridik pranë Universitetit “Shën Cirli dhe Metodi” në Shkup në temë “roli i mediumeve të reja në shoqëritë e tranzicionit”;
Studimet e doktoraturës i përfundoi në Universitetin në Tiranë, në fakultetin për shkenca sociale – shkenca politike dhe është nën mbrojtjen e punimit të temës “Roli i mediumeve në pjesëmarrjen qytetare në ndryshimet politike-shoqërore”.
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës ligjëron në Fakultetin për gazetari në lëndët “Teoritë e komunikimeve”, “Mediumet dhe Konfliktet”, “Komunikimi interpersonal” dhe “Marrëdhënie me opinionin”.
Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2014 u zgjodh për deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
U rizgjodh për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016.
Paraprakisht ka përvojë 14 vjeçare me organizata ndërkombëtare në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Holandë dhe Kosovë pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup, NATO, Tribunalit të Hagës dhe agjenci amerikane për ndihmë me detyra të ndryshme operative.
Aftësi të tjera: njohje të gjuhës shqipe (gjuhë amë), gjuhës angleze, gjuhës maqedonase, gjuhës franceze dhe njohje bazë të gjuhës holandeze si dhe gjuhët e vendeve në rajon.
Nikolla Dimitrov – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane
Nikolla Dimitrov është ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 1 qershori i vitit 2017. Ai ka lindir në Shkup në vitin 1972.
Si profesionist ka diplomuar në vitin 1996, ai ka karrierë të pasur diplomatike. Ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë në vitin 2000, si dhe ambassador i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar në SHBA (2001-2006) dhe në Mbretërinë e Holandës dhe përfaqësues pranë Organizatës për ndalesë të armës kimike (2009-2014).
Në periudhën mes vitit 2003 deri në vitin 2008, Dimitrov ishte i dërguar special në bisedimet me Greqinë, për tejkalimin e dallimit rreth emrit nën mbështetjen e Kombeve të Bashkuara. Ai ishte edhe bashkëpërfaqësues i Republikës së Maqedonisë në rastin kundër kundër Greqisë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (Zbatimi i Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995).
Mes angazhimeve më të rëndësishme profesionale numërohen edhe pozitat si: koordinues kombëtar për integrim në NATO (2006-2009), I dërguar special i Qeverisë për integrim evropian dhe euroatlantike në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës (2007-2008) si dhe Këshilltar për siguri kombëtare të Presidentit (2000-2001).
Angazhime tjera profesionale të ministrit Dimitrov janë: Anëtar i shquar i Institutit të Hagës për drejtësi globale, Hagë, Holandë (2014-2017), Anëtar i gjykatës së përhershme për arbitrazh Hagë, Holandë (nga viti 2011), Anëtar i Këshillit këshillëdhënës EUROTHINK – Qendra për strategji evropiane (nga viti 2016), Anëtar i Ballkanit në Evropë, Grupi këshillëdhënës për politika, Fondi Evropian për Ballkanin dhe Qendra e EJL studimeve pranë Universitetit në Grac, Austri dhe anëtar i Këshillit drejtues, Fomdacioni për arsim të integruar (nga viti 2015), si dhe demonstrues në Fakultetin juridik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” për Të drejtë publike ndërkombëtare dhe Të drejtë ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut (1996-2000).
Nikolla Dimitrov në vitin 1998 u bë magjistër për shkenca juridike në Universitetin e Kembrixhit, Mbretëria e Bashkuar. Në vitin 1996 diplomoi në Fakultetin Juridik në Shën Cirili dhe Metodi në Shkup. Dimitrov është fitues i çmimit “26 korriku” të Fondacionit “Frank Maning”. Në vitin 2012 viziton trajnim professional, Xhon.F. Kenedi fakulteti për administrate pranë Universitetit Haruard.
Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes
Lindi më 10 qershor të vitit 1972 në Shkup.
Ka magjistruar në shkollën prestigjioze për diplomaci dhe drejtësi “Fleçer” në SHBA në vitin 2007 dhe e mori titullin Magjistër për marrëdhënie ndërkombëtare. Ka diplomuar në Fakultetin elektroteknik pranë Universitetit “Shën Cirli dhe Metodi” në Shkup në vitin 1995. Në fillim të karrierës së saj të punës nga viti 1997 deri në vitin 2002 ka punuar si asistent në Fakultetin e Elektroteknikës.
Më 31 maj të vitit 2017 është zgjedhur ministre e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në seancën e parë të Qeverisë më 5 qershor të vitit 2017 është zgjedhur edhe si nënkryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përfaqësuese e qytetarëve në dhomën ligjdhënëse në afat prej katër mandateve. Udhëheqëse me Këshillin kombëtar për integrime evropiane nga formimi në vitin 2008 e deri në vitin 2014.
Në vitin 2009 dhe 2012 është zgjedhur Shefe e misioneve të vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Kirgistan dhe në Armeni.
Në vitin 2008 u zgjodh si një prej nënkryetarëve të Internacionales Socialiste (IS) funksion që e publikoi deri në vitin 2011. Është anëtare edhe e kryesisë së Partisë së socialistëve evropianë (PSE) e cila i bashkon partitë socialdemokate, socialiste dhe laburiste në Evropë.
Në vitin 2002 deri në vitin 2006 është zëvendëskryetare e Qeverisë e obliguar për integrim evropian dhe koordinuese për ndihmë të huaj. Në këtë cilësi e përgatiti kandidatutën e shtetit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e ka udhëhequr procesin e përgatitjeve të brendshme për sigurimin e statusit të kandidatit. Në atë kohë, shteti e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Më 5 nëntor të vitit 2006 u zgjodh për kryetare të Lidhjes Socialdemokrare të Republikës së Maqedonisë deri në vitin 2008. Me këtë u bë gruaja e vetme e cila deri më tani ka udhëhequr me njërën nga partitë më të mëdha politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shekerinsa është fituese e çmimit Lider i ri global, të cilin e ndan Forumi ekonomik botëror. Çmimi u nda për angazhimin dhe përkushtimin e saj në fushën e integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Është anëtare e grupit Munich Young Leaders të formuar në kuadër të Konferencës së Munihut për siguri (Munich Security Conference). Ishte anëtare e Forumin Strategjik Evropian, të Këshillit Këshillëdhënës të projektit Schengen White List dhe të Këshillit të Institute for Cultural Diplomacy.
Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme
Oliver Spasovski ka lindur më 21.10.1976 në Kumanovë, i martuar baba i dy fëmijëve. Ai është jurist i diplomuar në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Ciliri dhe Metodi” në Shkup.
Spasovski karrierën e tij profesionale e filloi si praktikant i avokatit. Nga viti 2001 deri në vitin 2005 ka punuar si këshilltar i Komunës së Kumanovës, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2011 punon si sekretar i Komunës së Kumanovës.
Në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2008, nga viti 2011 deri nl vitin 2014 dhe nga viti 2016 deri në vitin 2017, Spasovski ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Oliver Spasovski e ka kryer funksionin si i pari në Ministrinë e Punëve të Brendshme në tre raste. Për herë të parë nga 11.11.2015 deri 18.05.2016 dhe hera e dytë nga 02.09.2016 deri në 29.12.2016, si dhe nga 31.05.2017 për herë të tretë për ministër i Punëve të Brendshme.
Më 3.01.2020 është zgjedhur për kryetar i Qeverisë kalimtare, ndërsa në zgjedhjet më 15 korrik për deputet në Kuvend.
Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme
Bujar Osmani ka lindur më 11 shtator të vitit 1979 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin 2004. Një pjesë të specializimit të tij për kirurgji hetapo-bilio-pankreatike e përfundoi në Londër, Mbretëria e Bashkuar në periudhën e vitit 2006-2007, ndërsa nga viti 2012 e mori titullin kirurg special. Nga viti 2014 është doktor në Shkollën për studime të doktoraturës pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.
Përvojën e tij të punës e filloi në vitin 2004 si mjek në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup. Vitin e njëjtë ka mbajtur ligjëratë në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karaxhoski” në Shkup. Në vitin 2008 është emëruar si ministër i Shëndetësisë dhe atë funksion e ka kryer deri në vitin 2011. Nga viti 2011 është Kirurg special në Klinikën universitare për Kirurgji digjestive – Shkup. Në vitin 2011 gjithashtu është emëruar Sekretar për komunikime me opinionin pranë kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim nga qershori i vitit 2017 është emëruar si zëvendëskryeministër i obliguar për çështje evropiane.
Si zëvendëskryeministër i obliguar për çështje evropiane e ka koordinuar procesin e aderimit drejt BE-së dhe është IPA koordinues kombëtar.
Gjatë krizës me KOVID-19 është koordinues i përgjithshëm i shtabeve lokale të krizave dhe shtabit të krizës të Qytetit të Shkupit.
Bujar Osmani është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, Flet gjuhën shqipe (gjuhë amë), gjuhën maqedonase, angleze dhe pjesërisht frënge.
Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë
Ka diplomuar në Fakultetin e mjekësisë në Shkup në vitin 2001, ndërsa në vitin 2008 e ka përfunduar specializimin për neurologji.
Dr.Venko Filipçe e ka kryer funksionin e ministrit të Shëndetësisë në tre vitet e fundit, ndërsa në atë funksion u emërua nga pozita e këshilltarit për shëndetësi të kryeministrit Zoran Zaev dhe nga pozita profesionale Asistent në fakultetin e mjekësisë në Shkup.
Është zgjedhur për asistent në Fakultetin e mjekësisë në Shkup të vitit 2004.
Ka magjistruar për neurokirurgji në vitin 2011, ndërsa doktoroi në vitin 2015.
Në vitin 2017 është zgjedhur Asistent në Fakultetin e mjekësisë.
Gjatë punës së tij është përsosur në qendrat neurokirurgjike në Grac, Beograd, Dejton, Kolumbus, Stamboll, Curih.
Në vitin 2012 përfundon fellowiship për neurologji intervente me çka bëhet neurokirurgu I pare në Maqedoni dhe vendet përreth i cili e formoi neurokirurgjinë hibride të klinikës amë në Shkup.
Publikimet e tija i ka publikuar në shumë revista vendore dhe të huaja në fushën e neurokirurgjisë.
Filipçe është edhe sekretar i Shoqatës neurokirurgjikale të Maqedonisë së Veriut dhe është anëtar i komitetit ekzekutiv të Shioqatës së neurokirurgëve të Evropës Juglindore, ndërsa në vitin 2016 ka qenë organizator i Konferencës neurokirurgjikale maqedono-japoneze.
Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë
Në vitin 2008, diplomoi në Kolegjin e Menaxhimit për Zhvillimin e Shkencave të Aplikuara dhe Teknologjisë (Menaxhim dhe Administrim Biznesi) në Institutin për teknologji në Roçester, ndërsa në vitin 2009 titullin e magjistraturës për Menaxhim dhe Strategji (Logjistika dhe Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit) në Universitetin Shefild.
Bekteshi, si student, ka marrë pjesë në ekipet e projekteve brenda universitetit, të cilat janë përdorur si projekte konsultimi për shumë institucione dhe organizata.
Nga viti 2011 deri në vitin 2016 punon si shef i Zyrës Ndërkombëtare të Agjencisë për Investime të Huaja të Drejtpërdrejta dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë në Bruksel (Belgjikë) për të promovuar klimën e biznesit të Maqedonisë dhe për të tërhequr investime të huaja të drejtpërdrejta nga Belgjika.
Në pozicionin e punës ai gjithashtu merr pjesë në ndihmën e kompanive nga Belgjika dhe Maqedonia në realizimin e një biznesi të përbashkët, si dhe në hulumtimin e tregut të Belgjikës, si dhe organizimin e takimeve B2B dhe B2G, forumeve të biznesit, e seminareve.
Nga 1 korriku 2016 deri më 31 dhjetor të të njëjtit vit, si udhëheqës i Zyrës Ndërkombëtare të Agjencisë për Investime të Huaja të Drejtpërdrejta dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë, ai punon si promotor i biznesit të Republikës së Maqedonisë në Bern, Zvicër dhe është përgjegjës për bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Zvicrës.
Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë
I lindur më 7 janar të vitit 1983 në Shkup. I martuar baba i dy fëmijëve.
Arsimi: 2010-2011-Magjistër në Studimet bashkëkohore evropiane në Kolegjin universitar në Londër, Mbretëria e Bashkuar, me burse të plotë të ndarë nga Çivling program i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
2008-2009 – Magjistër në të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane në Universitet në Amsterdam, Mbretëria e Holandës, me burse të plotë nga MTEK program i MPJ-së së Mbretërisë së Holandës;
2001-2006 – Jurist i diplomuar në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë”-Shkup, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”-Shkup.
Korrik 2018 – Zëvendës I negociuesit të përgjithshëm politik, negociues i përgjithshëm teknik dhe Shef i ekipit teknik negociues për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Korrik 2017 – Sherpas kombëtar për Procesin e Berlinit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Qershor 2017 – Këshilltar special për integrime euroatlantike të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Përvojë shumëvjeçare për analiza dhe hulumtime për organizata ndërkombëtare dhe faktorë vendorë politik dhe qytetarë.
Nivel më i lartë i njohurisë së gjuhës maqedonase (gjuhë amë), gjuhë serbe, kroate, angleze. Nivel bazë të gjuhës frënge, ruse, bullgare.
Fatmir Besimi – Ministër i Financave
I lindur më 18 nëntor 1975. I martuar ka një fëmijë.
Arsimi: Doktor për ekonomi në Universitetin “Stafordshir”, Stouk-in Trent, Mbretëria e Bashkuar: Teza e hulumtimit “Politika monetare dhe devizore e kursit në Republikën e Maqedonisë gjatë procesit të inkuadrimit drejt BE-së” (2003-2007), studime pasuniversirare MPhil për ekonomik në Universitetin “Stafordshir” Stouk-in Trent, Mbretëria e Bashkuar (2000-2002); fakulteti ekonomik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”-Shkup, Drejtimi ekonomi, financa dhe sistemi bankar (1994-1998)
Në vitin 2001 punoi në Drejtorinë e Kërkimit në Bankën Kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2002 deri në 2003 ka qenë Drejtor i Ndërmarrjes Publike për Shërbime Aeroportuale, pas së cilës është zgjedhur Zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Në dhjetor 2004 është emëruar Ministër i Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Pas përfundimit të mandatit të tij si Ministër i Ekonomisë ai ishte angazhuar si ekonomist në Zyrën e Bankës Botërore në Kosovë në vitin 2007. Në vitin 2008 ai mori një mandat të dytë si Ministër i Ekonomisë. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2011 ai u bë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë (ministri i parë i komunitetit etnik shqiptar në këtë pozitë) dhe gjatë kësaj periudhe ai ishte anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë Maqedoni. Që nga muaji shkurt 2013, Besimi u emërua zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështjet evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Fatmir Besimi ka një angazhim aktiv në universitet përmes leksioneve në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit global në studimet pasuniversitare në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë nga viti 2008, ku më parë ka mbajtur leksione në Universitetin Riinvest në Prishtinë në vitin 2007 . Besimi është autor i dy librave në gjuhën angleze dhe disa artikuj profesionalë dhe akademikë në fushën e ekonomisë dhe politikës botuar në gjuhën angleze, shqipe dhe maqedonase në revista në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë saj.
Funksione qeveritare dhe publike: Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të BDI-së, (2009-).
Shefi i Sekretariatit të BDI-së ekonomike, partia politike e shqiptarëve në RM, (2009) Udhëheqës i ekipit për përgatitjen e Programit të Partisë së BDI-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 në Republikën e Maqedonisë Udhëheqësi i Ekipit për Programin Ekonomik të BDI-së, (2004-2006) Udhëheqësi i Këshillit Ekonomik të BDI-së, (2002-2006)
Aftësi të tjera: njohje të gjuhë shqipe (gjuhë amë, gjuhë maqedonase, gjuhë angleze, kroate, gjermane).
Arijanit Hoxha – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
I lindur më 18 tetor të vitit 1986 në Resnjë.
Arsimi: Ka diplomuar në Fakultetin për Administratë biznesi në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, në vitin 2008.
Themelues dhe drejtues i një kompanie private nga viti 2009; në vitin 2018 është zgjedhur për sekretar të përgjithshëm të parties politike Lëvizja BESA.
Nëntor 2003 – prill 2004. Koordinues i projektit të mbështetur nga OSBE, Tetor 2005 – Shtator 2006, anëtar i Parlamentit rinor evropian; Prill 2010 – Maj 2010, Pjesë e programit ndërkombëtar për vizitë në SHBA – “IVLP European Young Leaders”.
Aftësi të tjera: Gjuhë shqipe (gjuhë amë), gjuhë angleze.
Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
E lindur më 18 mars të vitit 1964 në f.Tepavci Manastir. E martuar, nënë e dy fëmijëve.
Jagoda Shahpaska është zgjedhur për deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik të vitit 2020. Ky është mandate i tretë i saj si deputete.
Arsimi: Specializim për mjekësi interne në Fakultetin e mjekësisë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”-Shkup, 2003-2007; Edukim për ultrasonografi abdominal në Universitetin “Gjorgji”-Plovdiv, Republika e Bullgarisë, 2007, Edukim për ekokardiografi në Universitetin “Shën Gjorgji”-Plovdiv, Republika e Bullgarusë, 2007; Fakulteti i mjekësisë “Shën Cirili dhe Metodi” Shkup, 1982-1988.
Karriera politike: Deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën nga viti 2016-2020, në këtë mandate ishte zëvendëskryetare e Komisionit për shëndetësi, anëtare e Komisionit për punë dhe politikë sociale; Anëtare e Komisionit për çështje evropiane, Anëtare e Komisionit për politikë të jashtme, Zëvendësanëtare e Komisionit për mundësi të barabarta; Shefe e Grupit parlamentar të Kuvendit të RMV-së për bashkëpunim me Parlamentin çek; Anëtare e Delegacionit të AP-së së OSBE-së; Anëtare e Slik roud group të AP-së së OSBE-së; Anëtare e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Kinës, Anëtare e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Bundestagun gjerman; Anëtare e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Kinëls; Anëtare e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Irlandës;
Njohje e gjuhës maqedonase (gjuhë amë), gjuhë angleze.
Irena Stefoska – Ministre e Kulturës
Arsimi: Profesoreshë e rregullt në Institutin për histori kombëtare pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”-shkup. Ka diplomuar në Institutin për studime klasike pranë Fakultetit filozofik në Shkup (1991). Ka magjistruar në Universitetin Qendror Evropian në Budapest (1994) dhe në Fakultetin filozofik në Beograd (2001); Ka doktoruar në Institutin për histori pranë Fakultetit filozofik në Shkup (2007); fituese e Bursës së Fullbrajtit, profesoreshë hulumtuese e Universitetit Braun në SHBA (2009-2010) dhe të burses së Fondacionit Robert Bosch, të programit Historical Dialogue and Accountability të Universitetit kolumbia (semestri dimëror 2012).
Njohje të gjuhës maqedonase (gjuhë amë), gjuhë angleze, serbe, kroate dhe bullgare, greke dhe frënge.
Jeton Shaqiri – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Lindi më 17 mars të vitit 1987 në Strugë.
Arsimi: Nga 1 shtatori i vitit 2008 është professor i shkencave ekonomike në Fakultetin për shkenca ekonomike, Universiteti ndërkombëtar në Strugë; Drejtor i studimeve deridiplomike dhe pasuniversitare, nga qershori i vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2019 drejtor i NP “Proakua”-Strugë, janar 2020 drejtor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi3”-Strugë. Ka diplomuar në Shkencat ekonomike, në USHT (2005-2008) master për shkenca ekonomike në Universitetin ndërkombëtar në Strugë – Ekonomi e biznesit për shkenca ekonomike – 27 korrik 2010. Doktor për shkenca ekonomike – Universiteti në Tiranë, Fakulteti ekonomik – 16 shtator I vitit 2016.
Njohje të gjuhës shqipe (gjuhë amë), MS Word, Excel, Powerpoint.
Blagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Lindi më 9 janar të vitit 1985 në Shtip.
Arsimi: Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në Shtip. Ka diplomuar në Fakultetin arkitektonik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”-Shkup. Është anëtar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Deri në vitin 2013 është anëtar i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, ndërsa është rizgjedhur në vitin 2017, Nga viti 2017 deri në vitin 2019 në mënyrë shtesë e ka kryer nënkryetarin e LSDM-së; Në vitin 2014 është zgjedhur kryetar i Komisionit për transport dhe Lidhje të LSDM-së; Nga viti 2011 punon në kompaninë ndërtimore Pellagonia – Inxhenering – Shtip si inxhinier arkitekt i diplomuar.
Njohje të gjuhës maqedonase (gjuhë amë), gjuhë angleze, i njeh programet Auto Cad dge Archi Cad, ka certificate për shfrytëzimin e programir 3DS Max.
Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Naser Nuredini lindi në Tetovë në vitin 1979.
Arsimin fillor e ka mbaruar në vend ndërsa më pas është shkolluar në Austri, Gjermani dhe Britani të Madhe.
Ka edhe shtetësi austriake. Është i martuar dhe baba i një fëmije.
Ka punuar si analist në B.P. Invest consult, në Vjenë dhe në Caib International markets Ltd. në Londër, në Bankën Unikredit në Londër, si drejtor i investimeve për kompani financiare të listuara dhe patundshmëri në Evropën Lindore, këshilltar i pavarur për M&A. Si analist ka marrë pjesë në privatizim me investime dhe aktivitete këshilldhënëse për qeveritë në Evropën Juglindore.
Është marrë edhe me veprimtari humanitare, ndërsa ka pasur edhe ekspozita artistike.
Nga gjuhët e huaja e flet gjuhën angleze, gjermane dhe italiane.
Mila Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës
E lindur në vitin 1984. Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, në Institutin për punë dhe politikë sociae.
Milla Carovska është emëruar për zëvendëskryeministre e obliguar për çështje ekonomike dhe koordinim me dikasteret ekonomike më 4 janar të vitit 2020, ndërsa paraprakisht në periudhën nga 1 qershori i vitit 2017 deri më 3 janar të vitit 2020 e ka kryer funksionin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale.
Në karrierën e saj profesionale ka përvojë shumë vjeçare në fushën e punës sociale, mes të cilëve edhe si fasilitator në punëtoritë dramatike me fëmijë të akomoduar në institucioe.
Carovska ishte këshilltare special në kabinetin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski.
Për shkak të përvojës së saj të pasur të punës, Carovska është angazhuar në rreth dymbëdhjetë organizata vendore dhe ndërkombëtare si eksperte nga fusha e saj.
Carovska për shkak të përkushtimit të saj në punën sociale ka marrë më shumë se 24 certifikata nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dëshmi për përkushtimin e saj në problematikën nga sfera sociale.
Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
I lindur në Manastir në vitin 1978. Është anëtar i partisë Liberale-demokratike nga viti 1995, ndërsa nga viti 2015 është kryetar i PLD-së. Ai është ekonomist i diplomuar me drejtim të ekonomisë ndërkombëtare. Ka magjistruar për Administratë biznesi – Menaxhment në Fakultetin ekonomik në Prilep. Në vitin 2016 është zgjedhur për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ka qenë bashkëkryetar i Komitetit të përzier parlamentar për stabilizim dhe asoocim MK-BE, kryetar i grupit të deputetëve të Kuvendit me Parlamentin e Mbretërisë së Danimarkës.
Funksionin e deputetit e ka kryer edhe nga viti 2014 deri në vitin 2016. Nga viti 2004 deri në vitin 2014 ka qenë mësimdhënës në Shkollën e mesme ekonomike “Jane Sandanski”-Manastir për lëndët ekonomike. Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2013 është zgjedhur këshilltar në Këshillin e komunës së Manastirit, si anëtar i listës së koalicionit.
Nga gjuhët e huaja njeh gjuhën angleze.
Comments are closed for this post.