Autoritetet greke sërish sollën vendim ku ndalohet hyrja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për shkak gjendjes me coronavirusin në vend.

Kjo në fakt është vazhdim i ndalesës për në Greqi, ndërsa një vendim i tillë është vazhduar në vazhdimësi që kur u ndalua në fillim. Ministri i Shhëndetësisë së Greqisë dhe zëvendësministri për Mbrotje Civile, Nikos Herdalas bëri të ditur se vazhdimi do të bëhet për dy javë, që do të thotë se deri më 15 shtator do të ndalohet hyrja e qytetarëve të Maqedonisë për në Greqi.

Përjashtim janë disa qytetarë të caktuar siç janë personeli mjekësor dhe punonjësit shëndetësor, ata që kanë leje për të hyrë në vend anëtar në BE apo vend të zonës Shengen, anëtarë qeveritarë, diplomatë, transportues, shoferë të kamionëve që transportojnë mall, studentë, persona që kujdesen për të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara dhe punonjës sezonal bujqësor.