Në vend, gjatë 24 orëve të kaluara, u regjistruan 89 raste të reja me Kovid-19 nga 1.529 testime. Kanë ndërruar jetë shtatë pacientë, ndërkaq janë shëruar 215. Ndërkohë, në video konferencë me temë Kovid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqia dhe Bullgaria, shtetet nga rajoni u dakorduan të përpunojnë protokoll për hapje të kufijve.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, prej fillimit të epidemisë është 14.004, numri i pacientëve të shëruar është 10.722, i të vdekurve 585, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.697.
Në Klinikën infektive, në 24 orët paraprake janë pranuar tetë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 80 pacientë prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 54, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 18 pacientë të rritur me Kovid-19, shtatë fëmijë pozitivë, një nënë dhe një fëmijë, të dyshuar me virus.
Në SPQ “8 shtatorit” janë pranuar katër pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 37 pacientë nga të cilët në makinë respiratore janë pesë pacientë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 15, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 107, pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19.
Distribuimi sipas qyteteve është si më poshtë: Shkup 5,821, aktivë 847, Kumanovë 1,420, aktivë 371, Dibër 243, aktivë 78, Shtip 1.119, aktivë 214, Prilep 435, aktivë 92, Tetovë 1,202, aktivë 179, Strugë 553, aktivë 59, Veles 265, aktivë 26, Manastir 199, aktivë 41, Ohër 331, aktivë 30, Kavadar 173, aktivë 71, Gostivar 761, aktivë 269, Gjevgjeli 42, aktivë 21 (7 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 9 të Bogdancit), Strumicë 59, aktivë 21, Kriva Pallankë 39, aktivë 11, Radovish 41, aktivë 12, Krushevë 16, aktivë 0, Koçani 138, aktivë 25, Probishtip 78, aktivë 19, Demir Hisar 60, aktivë 17, Makedonski Brod 70, aktivë 20, Pehçevë 15, aktivë 9, Berovë 50, aktivë 41, Vallandovë 8, aktiv 1, Vinicë 64, aktivë 36, Dellçevë 46, aktivë 40 (10 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica), Kratovë 16, aktiv 1, Shën Nikollë 281, aktivë 58, Kërçovë 268, aktivë 75, Resnjë 146, aktivë 0, Negotinë 45, aktivë 13 (10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).
Raste aktive sipas komunave në Shkup dje (pas përfundimit të anketës epidemiologjike, mund të kemi ndryshim në shpërndarjen nëpër komunat në Shkup) – në Çair – 110, Gazi Babë – 107, Aerodrom – 101, Karposh – 86, Qendër – 90, Kisella Vodë – 96, Gjorçe Petrov – 55, Butel – 65, Shuto Orizarë – 32, Studeniçan – 19, Saraj – 28, Haraçinë – 16, Ilinden – 11, Sopishte – 6, Çuçer Sandevë – 6, Petrovec – 9, Zelenikovë – 4, të huaj – 5, të pashpërndarë – 1.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje mori pjesë në video konferencë me temë “Kovid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë”.
Në video konferencë morën të cilën e inicoi ministri Filipçe, pjesëmarrësit informuan për gjendjen me koronavirusin në vendet e veta, sfidat me fillimin e vitit shkollor, përgatitjet e sistemit për vjeshtë dhe procesin e furnizimit të vaksinës.
Filipçe informoi se për momentin, duke i pasur parasysh indikatorët kryesorë për evaluim të epidemisë, gjendja në vendin tonë është stabile.
Lidhur me kufijtë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve në vendet e rajonit, Filipçe theksoi se duhet të ndërmerre qasje koordinuese midis vendeve si do të hapen kufijtë dhe t’u lehtësohet kalimi udhëtarëve, ndërsa në këtë rast të sigurohet kontroll mbi gjendjen me koronavirusin, në të cilën u pajtuan edhe pjesëmarrësit e tjerë në konferencë.
Lidhur me këtë, në video konferencë është dakorduar të përgatitet një dokument fillestar të protokollit të ndërsjellë për kufijtë. Në dokumentin do të punojë grupi i punës i përbërë nga anëtarë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë, ndërsa video konferenca e ardhshme do të mbahet më së voni për dy javë, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Comments are closed for this post.