Në diçka më shumë se një muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, për fat të keq duhet të konstatoj se Ministria e Punëve të brendshme është peng i lojërave politike, ndërsa të punësuarit në këtë institucion janë viktima të llogaritjeve politike, hakmarrje dhe revanshizëm. Sot Ministria e Punëve të Brendshme është institucion politikisht e robëruar, më shumë se kurrë. Asnjë reformë e cila është zbatuar në të kaluarën për fat të keq nuk arriti ta largojë politikën nga ky institucion i rëndësishëm, i cili duhet të jetë garanci dhe mbrojtës i sigurisë së shtetit dhe qytetarëve.
Periudhën e fundit, intensivisht ja, në komunikim me kolegët e mi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ata shpesh më informojnë se pësojnë presione serioze politike, ndërsa informacionet e njëjta i marr edhe nga anëtarët e disa sindikatave policore. Jam dëshmitar i disa dhjetëra shembujve ku të punësuarit në MPB në mënyrë tendencioze dhe me qëllim të keq janë degraduar dhe sistemuar në vende të punës të cilat nuk janë përkatës me përgatitjen e tyre profesionale dhe fizike, ndërsa ka edhe raste ku të punësuarit dërgohen në vende të punës me më shumë se 50 kilometra distancë nga vendi i banimit. Dhe kështu i punësuari nga Kumanova sistemohet në vendin e punës në Mateç, i punësuari nga Ohri në Strugë, kolegu nga Kavadari sistemohet në punë në Prilep, ndërsa personi udhëheqës nga Prilepi është sistemuar në punë në Manastir, ndërsa ata me vend të punës në Makedonski Brod.
Policia profesionale dhe përgjegjëse e cila do t’i mbrojë qytetarët ndërtohet vetëm me qasje profesionale, përgjegjëse dhe të ndershme. Ndarjet politike dhe revanshizmin ta lëmë për në kuvend dhe në mediumet ku politikanët e zhvillojnë atë “betejë”. Proceset euroatlantike dhe përfundimi i tyre i suksesshëm kërkojnë qasje të fuqishme, përgjegjëse gjatë menaxhimit të këtij institucioni të rëndësishëm i cili do t’i mbrojë qytetarët dhe i cili do të zhvillojë luftë pa kompromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Naqe Çulev
Comments are closed for this post.