Shfrytëzuesit e fshatit Kondovë, komuna e Sarajit, nesër prej orës 09:00 deri në 12:00 do të mbesin pa energji elektrike.

Në periudhën prej orës 12:00 deri në 15:00 nesër pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Kuçkovë, te shtëpitë e uikendit, komuna Gjorçe Petrov.

Pa energji elektrike nesër prej orës 08:30 deri në 15:00 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Partizanski pat” dhe “Reçishte” në komunën Kisella Voda.

Siç kumtoi QRMK-Shkup, shfrytëzuesit do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për shkak të punëve teknike të planifikuara në elektrosistemin e Qytetit të Shkupit.