Është rritur niveli i ujit të Vardarit, Pçinjës dhe Cërna Rekës.

Siç kumtoi DPHM, matjet e sotme tregojnë rritje të konsiderueshme të nivelit nga mesatarja për muajin e gushtit në Vardar afër Jergunocit, afër Shkupit, Velesit dhe Demir Kapisë, niveli i Pçinjës është dyfish më i lartë nga mesatarja afër banjave të Katllanovës dhe Pelinces. Me nivel dyfish më të lartë është edhe Cërna Reka afër Novacit.

Nën vlerën mesatare është edhe niveli i lumit Strumicë afër Novo Sellës, Lepencit afër Shkupit dhe Kriva Rekës afër Kriva Pallankës afër mesatares për muajin gusht.

Nivelet e matura të Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në kuadër të vlerave mesatare.