Nga Bashkimi Demokratik për Integrim informojnë se sot kryetari i partisë Ali Ahmeti, në ora 18:00 do të mbledh Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së për të diskutuar zgjedhjet e 15 korrikut dhe marrëveshjen e koalicionit për bashkëqeverisje.

Edhe LSDM ka thirrur në seancë Bordin Qendror në mbrëmje në 20:00, ndërsa më herët pritet që të mblidhen edhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv.

Lidhja Social-Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.