Koalicioni i ri Zaev – Ahmeti është për vazhdimin e shprehive të vjetra të krimit dhe korrupsionit.
Emëruesi i vetëm dhe më i madh i koalicionimit janë krimi dhe gënjeshtra. Do të përkujtojmë se Zaevi për BDI-në para zgjedhjeve tha se nuk vlejnë pesë para, ndërsa BDI-ja për LSDM-në tha se janë kriminelë.
Domethënë shteti do të ketë qeveri e cila nuk vlen pesë para dhe e cila është kriminele. Sa i përket shfuqizimit të Qeverisë së Përzhinos dhe kryeministrit shqiptar, vetë modeli i Përzhinos ishte kontraktuar mes opozitës dhe pushtetit, Zaevi nuk ka të drejtë pa konsultime me opozitën dhe faktorin ndërkombëtar i cili ishte garantues i atij modeli që ta heqë njëanshëm dhe të bëjë tregti me marrëveshjen për qeverinë e tij.
Bëhet fjalë për edhe një gënjeshtër të re spektakulare e të dy liderëve e cila ka për qëllim që ta shpërqendrojë vëmendjen e koalicionit të krimit i cili do ta formojë qeverinë. Ata të cilët katër muaj në shpallje zbulojnë se kush e ndërton objektin pa leje në qendrën tregtare Mavrovasja e cila po mbin para syve të të gjithë publikut tani do të udhëheqin me buxhetin e të gjithëve, do ta keqpërdorin dhe vjedhin të ardhmen e të gjithëve. Koalicioni i tillë i krimit është cunami i ri në shtet.
Sa i përket premtimit për hetim të prejardhjes së pasurisë, ky është propozim i VMRO-DPMNE-së që prej para një viti. Kur kjo ishte propozuar nga kryetari Mickovski, Zaevi atëherë tha se prejardhja e pasurisë mund të hetohet edhe me ligjet ekzistuese.
Tani ai shpejton me këtë zgjidhje që ai ta udhëheqë procesin e hetimit dhe ta fshehë pronën e dyshimtë dhe kriminale të familjes së tij.
Ja ta themi qëllimin e atij ligji të cilin VMRO-DPMNE do ta propozojë në rastin e parë në Kuvend, ai ligj duhet të miratohet për Zoran Zaevin dhe shoqërinë kriminale dhe të tillët si ai të cilët gjatë natës u pasuruan në shpinë të qytetarëve.
Ky koalicion i krimit është me afat të kohëzgjatjes, dhe për përdorim të njëhershëm.
Comments are closed for this post.