Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas takimit me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, tha se është arritur marrëveshja për qeverinë e re katër vjeçare mes BDI-së dhe LSDM-së.

Ahmeti tha se është i bindur se ky vendim që është marr sot priteshe nga të gjithë qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtar për vazhdimin e proceseve integrues.

“Ky moment po ndodh kur vendi ynë po përballet me pandeminë Covid-19. Duke pasur prioritet qytetarët, sa më shpejtë duhet të konstituohen organet shtetërore, që të mundësojmë jetë më të sigurt për ta. Jam i bindur që ky vendim mirëpritet nga çdo qytetar i vendit”, deklaroi Ali Ahmeti.