Nga MPB njoftojnë se dje janë sanksionuar 379 persona për shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse.

“Gjatë natës së kaluar (17/18.08.2020) në territorin e shtetit në lidhje me masën për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, janë regjistruar 385 kundërvajtje”, shprehen nga MPB.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për ballafaqim me coronavirusin.