Nga e bardha në të zezë është kthyer jeta e një prej infermiereve në Bejrut që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimit vetëm pak ditë para martesës.
Familjarët e të afërmit, prisnin që shumë shpejt të ishin të pranishëm në ceremoninë e dasmës së të dashurës së tyre, por kurrsesi nuk i kishte shkuar për mend, se në vend të saj, ato do të ishin të pranishëm në ceremoninë e saj të mortit.
Ky është realiteti i hidhur që ka ndodhur në Bejrut, aty ku pas shpërthimit humbi jetën infermierja 24-vjeçare, Sahar Fares. Duke ndjekur traditat e dasmave dhe me muzikantë që luanin gjatë gjithë kohës tinguj ritmike, Sahrah u shoqërua për në banesën e fundit.
I fejuari i viktimës, Gilbert Karaan, mbante mbi supe arkivolin me trupin e pa jetë të së dashurës dhe nga hidhërimi lotët i rridhnin ndër faqe.
“Gjithçka që dëshirove do të bëhet, por vetëm ti nuk do të jesh me vello të bardhë. Ma ke thyer zemrën, dashuria ime. Jeta nuk ka më shije për mua që kur ke ikur ti”, shkroi Karaan në rrjete sociale para ceremonisë.
Comments are closed for this post.