Shtipi edhe sot është komuna e dytë sipas numrit të të infektuarve me koronavirus në buletinin shëndetësor. Janë konfirmuar 29 raste të reja, me çfarë numri i rasteve aktivë në qytet në industrinë e tekstilit u ngjit në 409. Epidemiologët nuk presin që ditëve në vijim të ulet numri, sepse sot ka pasur turmë të madhe në pikat e kontrollit.

“Ekipi ynë sot ka marrë gjithsej 100 strisho, një pjesë janë të reja, por kemi edhe kontrolluese. Po merren strisho nga rastet suspektive, për shembull nëse gruaja është sëmurë paraqiten simptoma te bashkëshorti dhe e testojmë. Pjesa më e madhe e rasteve sot janë me udhëzim nga mjeku amë”, thotë Marija Dimitrova drejtoresha e Qendrës për Shëndet Publik.

Në rajonin e Shtipit sot nuk ka raste të regjistruara pacientë të shëruar nga Kovid-19. Epidemiologët kërkojnë nga qytetarët t’i respektojnë masat, të cilat janë vetëm tre rregulla themelore të mos përhapet virusi, ndërsa kjo është mbajtja e maskave, mbajtja e distancës dhe larja shpesh e duarve.