Kandidati i BDI-së për deputet në zonën e tretë zgjedhore, Bekim Neziri ka premtuar para qytetarëve shqiptarë të Velesit dhe fshatrave për rreth se në mandatin e tij do të angazhohet që ata të kenë jetë normale si çdo qytetar i këtij vendi.
Bënorët e fshatrave shqiptarë ende kanë problem me furnizimin me ujë dhe thuajse secili fshat mundohet që në formë të vet të sigurojë ujin e pijshëm por edhe ujin për përdorim të përditshëm.
“Banorët e këtyre anëve kanë probleme esenciale për jetesë. Nuk ka ujë të mjaftueshëm për furnizimin e të gjithë banorëve. Vështirësitë jan ëtë mëdha, pasi janë lënë në harresë në të kaluarën. Unë u siguroj se si deputet i parë shqiptarë do të angazhohem që këta banorë të kenë ujë të mjaftueshëm që do t’i kënaqë nevojat e tyre”, tha Neziri, raporton Zhurnal.mk.
Banorët e fshatrave shqiptarë të komunës së Velesit shprehen të revoltuar për diskriminim që iu bëhet në fushën e infrastrukturës. Rrugët e fshatit janë të padepërtueshme nga balta, gjë që vështirëson jetën e banorëve. Shpeshherë përmes protestave ata kanë kërkuar nga kryetari i komunës së Velesit se edhe në këtë fshat ka njerëz të gjallë që kërkojnë kushte elementare për jetë.
Banorët ankohen se nuk kanë kanalizim dhe asgjë tjetër për kushte elementare për jetesë. Të revoltuar nga partitë ata pohojnë se do të votojnë edhe kësaj radhe për t’i dhënë shans deputetit të parë shqiptarë e në këtë formë do të mbajnë besën për përkrahje, por kërkojnë edhe mbështetje të ardhshme.
Ai para qytetarëve gjithashtu është zotuar që do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e kushteve infrastrukturore.
“Problemet janë të shumta. Janë grumbulluar me vite të tëra shumë probleme dhe janë lënë në harresë nga pushteti lokal. Si deputet i kësaj ane do të punoj që këta banorë të kenë rrugë të asfaltuar e të jetojnë si qytetarë modern. Jeta e tyre është shumë e vështirë, ndërsa mungesa e infrastrukturës e vështirëson edhe më shumë jetën e tyre”, tha Neziri, raporton Zhurnal.mk.
Kandidati i BDI-së për zonën e tretë zgjedhore iu garanton qytetarëve që përfundomisht do të ketë asfaltim të rrugëve dhe ndriçim të vendbanimeve shqiptare në Veles.
“BDI duke e pasur postin e kryeministrit do të ketë më shumë hapësirë që të menaxhojë projektet që do të përkahin direkt popullatën e shkelur me vite në zonën e Velesit. Me qeverisjen tonë do të asfaltojmë rrugët e prapambetura deri më tani, do të vendosim ndriçim nëpër të gjithë fshatrat dhe do të përmirësojmë infrastrukturën në përgjithësi”, tha Neziri.
Ai i kupton problemet e qytetarëve dhe njëherësh shpreh falënderim për mbështetjen e deritanishme që po e japin në fushatën e tij.
“I kuptoj nga afër problemet e shumta të këtyre qytetarëve dhe e shoh se sa pas i kanë lënë dy partitë maqedonase VMRO e LSDM. Prandaj do të angazhohem maksimalisht që jeta e këtyre shqiptarëve të jetë e njëjtë me qytetarët tjerë dhe ata të kenë rrugë bashkëkohore, kanalizim, ujë të pijshëm, ndriçim rrugor dhe gjithçka që nevojitet për jetë normale”, sqaroi para qytetarëve, Neziri, kandidati për njësinë zgjedhore numër tre, i cili nën logon e BDI-së siguron mirëqenie dhe barazi për të gjithë shqiptarët.
Neziri kërkon të rrethohet numri 9 dhe qytetarët të bashkaur t’i japin shansin që ai të jetë në shërbim të këtyre banorëve duke dëshmuar se shqiptarët e këtushëm kanë ku t’i adresojnë hallet e tyre në të ardhmen e jo t’i lusin partitë maqedonase. Ngjashëm ai bëri apel që edhe qytetarët e komuniteteve tjera të dalin në mbështetje të tij nëse në të ardhmen duan që të shohin rezultate të prekshme dhe projekte kontrete të realizura e jo vetëm fjalë boshe siç ishin mësuar deri më tani.
“Zhvillimi, mirëqenia dhe jetë më e mirë do të vijë për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe kësaj zone zgjedhore”, tha në fund Neziri, transmeton “Zhurnal.mk”.
Comments are closed for this post.