Lista e vendeve të treta për të cilat Greqia do të lejojë hyrje do të finalizohet nesër, pasi për çështjen konkrete të përfundojnë konsultimet në nivel të Bashkimit Evropian, njoftuan burimet e qeverisë Greke, lidhur me atë që do të vlejë nga 1 korriku për lidhjet ajrore, detare dhe tokësore nga dhe me fqinjin jugor me vendet që nuk janë në BE, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Që nga e mërkura, Greqia do t’i hapë shtatë vendkalime kufitare me vendet fqinje, duke e përfshirë një me Maqedoninë e Veriut (Evzoni), ndërsa nga dy me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë.
Zëdhënësi i qeverisë greke, në brifingun e sotëm me gazetarë, siç publikoi tashmë MIA, shpjegoi se ata janë në pritje të vendimeve të Bashkimit Evropian për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta, dhe tha se bëhet fjalë për një diskutim të vështirë dhe se të gjitha vendet duhet të pajtohen, por theksoi se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje në nivel Evropian, Greqia do ta kumtojë qëndrimin e saj.
Mediat në Greqi, ditët e kaluara, duke iu referuar burimeve të BE-së, shkruanin se për një numër të vendeve të treta ndalesa e fluturimeve në vendet e BE-së do të vazhdojë, ndërsa në mesin e vendeve për të cilat vlen ndalimi, u përmend Maqedonia e Veriut.
Comments are closed for this post.