Simon Cowell pranon se ka humbur 27 kilogramë pas nënshtrimit të një diete vegane dhe ushtrimeve.
Simon Cowell ka zbuluar se ai ka humbur gjithsej 27 kile që kur bëri një rregullim jetese dhe miratoi një dietë të shëndetshme vegane, shkruan DailyMail.
Anëtari i jurisë së “The Britain’s Got Talent”, 60 vjeç, ka bërë një fizik të dukshëm më të hollë në muajt e fundit dhe tha se si është nënshtruar rutinës së tij të shëndetshme, ndërsa ishte në vetizolim me të dashurën e tij Lauren Silverman, 42 vjeç dhe djalin e tyre Eric, gjashtë vjeç.
Duke folur me Terri Seymour në Extra, ai tha “Mendoj që prej se e kam filluar këtë dietë, para një viti, kam humbur 27 kilogramë”.
Simon pranoi se iu nënshtrua një rutine të shëndetshme gjatë vetizolimit, përveç kur djali i tij dëshiron të porosisë pica.
Ai tha: ‘Unë po gatuaj pak. Jam duke ushtruar. Mjaft qesharake, edhe më shumë gjatë kësaj kohe, duke iu përmbajtur dietës”
“E vetmja gjë e vështirë është kur Eric porosit një picë, kjo është gjëja numër një që më mungon”, shtoi Cowell.
Ai dha disa këshilla për kohën e karantinimit, ku thotë se duhet të pushoni mendjen dhe t’i përmbaheni një rutine.
Comments are closed for this post.