Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u shpreh se “skenat që po i shoh në Sturgë janë dëshpëruese”.

“I interpretoj si mosrepektim të plotë ndaj punonjësve shëndetësorë dhe të gjithë ata që punojnë ditë e natë për ta tejkaluar krizën”, thotë shkruan Filipçe.

Ai theksoi se që nga fillimi ka thënë se pa mbështetjen e qytetarëve, punonjësve shëndetësor nuk mund të bëhet asgjë.

“Nëse duam ta mbajmë këtë trend pozitiv e kemi patjetër t’i respektojmë masat pa përjashtim. Gjithashtu, kërkoj të ketë hetim se si është lejuar një tubim i tillë që është rreptësisht i ndaluar”, tha Filipçe duke ju bërë apel qytetarëve t’u përmbahen këtyre tubimeve dhe në mënyrë që t’i kthehemi jetesës normale.