Incidenti në lagjen Hasanbeg të Shkupit kishte nxjerë nga shtëpitë e tyre një pjesë të madhe të banorëve të cilët të revoltuar kanë shfaqur mllefin e tyre për shkak të një incidenti të shkaktuar nga disa të rinjë.

Sipas MPB, në këtë lagje një grup i njerëzve të mbledhur kanë hedhur gurë ndaj policisë.

“Sonte në lagjen Hasanbeg një grup i qytetarëve të mbledhur kanë hedhur gurrë ndaj policisë e cila ka arrestuar këshilltarin e komunës së Gazi Babës i cili së bashku me një person tjetër gjatë kohës së orës policore kanë larguar polica të shtrira nga rrugët”, thuhet në njoftimin e MPB.

Sipas burimeve të Tetova1 njëri nga personat e arrestuar ka qënë këshilltar komunal, ndërsa në momentin e arrestimit ka qënë bashkë me disa tjerë duke vendosur në rrugët e Hasanbegut, pengesa rrugore apo sic njihen ndryshe “policë të shtrirë”.

Këshilltari në fjalë është Berat Veseli i LSDM’së, ndërsa me të ka qënë edhe një banor tjetër i Hasanbegut.