Në porosinë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit kur po përballemi me kërcënimin global #COVID19, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski edhe një herë iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm dhe të disiplinuar.

“Me qindra mijëra raste të vdekjes në gjithë botën, virusi #COVID19 ende paraqet kërcënim global për secilën jetë. Në Ditën Botërore të Shëndetit edhe një herë bëj thirrje që të jemi të përgjegjshëm dhe të disiplinuar. Prej secilit prej neve varet se a do të ketë nevojë që edhe më tutje të ashpërsohen masat për mbrojtje. Prej secilit prej nesh varet se deri kur do të jetë e nevojshme ora policore ose gjendja e jashtëzakonshme”, thekson në porosinë e tij të publikuar në Fejsbuk presidenti Pendarovski.

Në ditën ndërkombëtare të shëndetit, ai shpreh respekt të veçantë dhe lëvdatë për mjekët dhe për personalin tjetër në institucionet shëndetësore.

“Ata janë në vijën e parë në parandalimin dhe menaxhimin me pasojat nga epideMEDIAL e COVID 19. E rrezikojnë shëndetin e tyre dhe jetën e tyre, që ta mbrojnë shëndetin tonë dhe jetët tona. Për këtë, t’i respektojmë rekomandimet dhe t’iu ndihmojmë mjekëve. Vetëm bashkë mund ta fitojmë betejën kundër virusit korona. #WorldHealthDay”, potencoi presidenti Pendarovski.