Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi sot masën më të re kundër COVID-19, izolimin e detyrueshëm për personat nën moshën 20 vjeç.
“Gjithashtu, automjetet nuk do të lejohen më të hyjnë ose dalin në 31 qytete, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, për 15 ditë”, tha Erdogan gjatë një njoftimi televiziv.
Deri më tani ishin subjekt i izolimit të detyrueshëm personat mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.
Kjo masë do të hyjë në fuqi nga mesnata e sotme, duke forcuar kështu masat që ka marrë deri tani qeveria për të frenuar epideminë e përshpejtuar të koronavirusit të ri në Turqi.
Comments are closed for this post.