Tre detyra do të jenë në fokus kryesor të pjesëtarëve të armatës që nga dje janë përfshirë në mbështetjen e gjitha institucioneve shtetërore në ballafaqimin me koronavirusin dhe epideminë në periudhën e ardhshme. E para është marrja e kontrollit të linjave kufitare nga ana e policisë kufitare. E dyta do të jetë pjesëmarrja e përbashkët e ekipeve mobile policore- armatë e cila do të realizojë kontrolli të hyrje- daljeve nga vendbanimet, por edhe pika mobile dhe kontrolluese në rajonet e veprimit. Detyra e tretë e Armatës në këtë periudhë është të sigurojë edhe sigurim fizik të objekteve vitale që deri tani janë siguruar nga ana e MPB-së.
Këtë në konferencën e sotme për shtyp e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e cila ka shtuar se konform dekretit të miratuar është formuar Shtab operativ mes policisë dhe Armatës dhe në të janë definuar më preciz mënyrat ku armata do të asistojë në policinë.
Shekerinska ka qene decide se Armata do të jetë në linjë të parë trë mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të shtetit dhe pjesëtarët e armatës do të jenë kudo që e lyp nevoja.
Lidhur me kontrollin e linjave kufitare, Shekerinska ka shpjeguar se ajo nuk nënkupton se ushtarët do të kontrollojnë vendkalimet kufitare, për këtë siç tha, do të vazhdojë të angazhohet policia, por “linja e gjelbër” e kufirit tonë do të jetë e kontrolluar dhe nën mbikëqyrje të pjesëtarëve të Armatës me qëllim të parandalohen hyrjet dhe daljet ilegale nga kufiri jonë.
“Me këtë do të mundësojmë që policia një pjesë të pjesëtarëve të saj të mund t’i tërheq nga kufijtë dhe të koncentrohet në detyrat brenda në shtet”, ka thënë Shekerinska.
Ajo ka thënë se ekipet e përbashkëta policore dhe ushtarake do të mund të realizojnë edhe kontrolle në respektimin e orës policore, vet-izolimit dhe nëse vet-izolimi nuk respektohet, menjëherë të shqiptohen masa por edhe të dërgohen në karantinë shtetërore.
Sa i takon sigurimit të objekteve vitale, Armata do të merr në dorë sigurimin e objekteve siç janë Kuvendi, Qeveria si dhe lokacione të rëndësishme siç janë burgjet.
Ajo ka informuar se Spitali polak Rol 2 që e ka Armata, tërësisht do të vihet edhe në shëndetin tonë publik dhe do të locohet në hyrjen, në afërsi të Spitalit infektiv si mbështetje para së gjithash të shëndetit tonë publik.
Comments are closed for this post.