Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Shumë nga partitë tashmë i kanë bërë publikë listat me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 12 prillit. Kandidatët i ka konfirmuar BDI-ja, ndërsa gjatë dy ditëve të kaluara kandidatët e tyre i kanë prezantuar LSDM-ja në koalicion me Besën të njohur si koalicioni “Mundemi”, VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” dhe koalicioni ASH-Alternativa. Kandidatët pritet t’i konfirmojë edhe PDSH-ja.
Në njësinë e parë zgjedhore, listës nga VMRO-ja i paraprin ish kandidatja për Presidente, Gordana Siljanovska; listës së koalicionit LSDM-Besa i paraprin shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov; asaj të BDI-së, ish kreu i Çairit, Izet Mexhiti; ndërsa në krye të listës së koalicionit ASH-Alternativa është sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejdi.
Bartësit e listave në njësinë nr.1
Gordana Siljanovska, VMRO DPMNE
Nikolla Dimitrov, LSDM-Besa
Izet Mexhiti, BDI
Skender Rexhepi-Zejdi, ASH-Alternativa
Në njësinë e dytë, bartësi i listës së VMRO DPMNE-së, Vllado Misajllovski do të përballet me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski si bartës i listës së koalicionit LSDM-Besa; me Arbër Ademin i cili kryeson listën e BDI-së dhe kreun e Alternativës, Afrim Gashi si bartës i listës për koalicionin ASH-Alternativa.
Bartësit e listave në njësinë nr.2
Vlado Misajlovski, VMRO DPMNE
Oliver Spasovski, LSDM-Besa
Arbër Ademi, BDI
Afrim Gashi, ASH-Alternativa
Zgjedhjet e 12 prillit në njësinë e tretë sjellin garën mes sekretarit të përgjithshëm të VMRO DPMNE-së, Igor Janushev dhe atij të LSDM-së, Lupço Nikollovski, ish ministrit të ekonomisë nga BDI-ja, Bekim Neziri.
Bartësit e listave në njësinë nr.3
Igor Janushev, VMRO DPMNE
Lupço Nikollovski, LSDM-Besa
Bekim Neziri, BDI
Nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski është bartësi liste në njësinë numër 4, ndërkohë që listën e koalicionit LSDM-Besa e kryeson lideri i socialdemokratëve, Zoran Zaev, ndërsa atë të BDI-së, pulmologu, Sead Zejneli.
Bartësit e listave në njësinë nr.4
Aleksandër Nikollovski, VMRO DPMNE
Zoran Zaev, LSDM-Besa
Sead Zejneli, BDI
Bartësit e listave të kandidatëve për njësinë e pestë zgjedhore janë: Igor Durllovski për VMRO DPMNE-në; Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska për koalicionin LSDM-Besa; kryeparlamentari, Talat Xhaferi për BDI-në; ndërsa ish deputeti, Syrija Rashidi për koalicionin ASH-Alternativa.
Bartësit e listave në njësinë nr.5
Igor Durlovski, VMRO DPMNE
Radmilla Shekerinska, LSDM-Besa
Talat Xhaferi, BDI
Syrija Rashidi, ASH-Alternativa
Në njësinë e gjashtë, në krye të listës së VMRO DPMNE-së është Dafina Stojanovska. Në këtë njësi do të ketë përballje të krerëve të partive, edhe atë: kreut të Besës, Bilall Kasami; kreut të BDI-së, Ali Ahmeti; kreut të ASH-së, Ziadin Sela dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Bartësit e listave në njësinë nr.6
Dafina Stojanovska, VMRO DPMNE
Ali Ahmeti, BDI
Bilall Kasami, LSDM-Besa
Ziadin Sela, ASH-Alternativa
Menduh Thaçi, PDSH
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit nuk do të ketë kandidatë të pavarur për deputetë.
Comments are closed for this post.