Si vend bëtë përpjekje të mëdha në rrugën e integrimit në BE, u arrit Marrëveshja e Prespës, e miratuat Ligjin për Prokurorinë Publike, faktor kyç, për shkak të së cilit disa vende nuk dhanë dritë të gjelbër, porositi ministri i Punëve të Jashtme dhe Punëve Evropiane të Luksemburgut, Zhan Aselborn sot në konferencën e përbashkët për medie në Shkup me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.
Theksoi se vendi është i gatshëm për hapjen e negociatave, ishin zbatuar reforma dhe shtoi se edhe Marrëveshja e Prespës, por edhe reformat duhet të vazhdojnë që të zbatohen pas zgjedhjeve.
“Jam i bindur se po lëvizni në drejtim të mirë dhe e gjithë kjo është në interes të këtij vendi. Dera e BE-së është e hapur”, tha Aselborn, i cili theksoi se kjo është në interes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe e të gjithë rajonit dhe të vetë BE-së. Ju dëshiroj fat dhe do të bëjmë gjithçka që të merrni shans në Bruksel dhe BE-ja dhe Maqedonia e Veriut të mund të lëvizin në drejtim të njëjtë në vitet e ardhshme”, potencoi Aselborn.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me qëndrimin rezervë drejtë zgjerimit dhe të vendeve të tjera anëtare të BE-së, përveç Francës, si Holanda dhe Danimarka, Aselborn theksoi se vlerëson se nëse Parisi e ndryshon qëndrimin, atëherë sipas gjitha gjasave edhe vendet tjera do ta ndjekin atë shembull.
Ai përkujtoi se në Samitin e kaluar të Unionit Franca “bëri presion” për ndryshim të metodologjisë për zgjerim dhe tha se i pret raportet e Komisionit Evropian për vendet kandidate.
“Komisioni Evropian dha raport pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nëse Franca merr qëndrim pozitiv, atë do ta ndjekin edhe vendet e tjera anëtare. Nëse nuk kemi sukses tani, përveç se do të jetë e dëmshme për vendin tuaj, kjo do ta dëmtojë edhe politikën evropiane të Ballkanit”, vlerësoi Aselborn, duke shtuar se secili shtet ka parimet e tij, por duhet të jetë i vetëdijshëm për interesat e përbashkëta.
Shefi i diplomacisë së Luksemburgut e theksoi edhe nevojën nga përforcimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit.
“Brukseli është më larg jush, por ju jeni këtu në një rajon të njëjtë dhe bashkëpunimi duhet të përforcohet”, theksoi Aselborn.
Ai me fjalë lavdëruese për kolegun e tij Dimitrov, për të cilin tha se ka pasur meritë të madhe për afrimin e Maqedonisë së Veriut drejtë Unionit, i cili, nga ana e tij theksoi se nuk ka ministër në Evropë, i cili ka kujtesë më të mëdha për rrugën evropiane të vendit”, siç është Aselborn.
Duke theksuar se është i vetëdijshëm se Evropa ka hallet e saj, Dimitrovi shfaqi falënderim deri te Aselborn që ka ndarë kohë që ta vizitojë vendin, me siç tha “një porosi – merituat të filloni negociata për anëtarësim me BE-në.
Në takim, siç tha Dimitrovi, kanë biseduar për kandidaturën tonë, për detyrat reformuese në vend, për raportin e fundit të KE-së, për disponimin e vendeve të tjera anëtare.
“Shpresoj se do të ndihmojë tani për disa ditë në Këshillin për Punë të Përgjithshme më 24 mars dhe BE-ja të reflektojë”, theksoi Dimitrovi.
Në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri Aselborn të pritet edhe nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Comments are closed for this post.