Në këtë moment nuk ka nevojë për restriksione të ujit, edhe pse shumica e akumulimeve po përballen me mungesë të ujit. Kjo është sfidë serioze që do të ekzistojë në të ardhmen, deklaroi sot zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli.

Ajo që duhet bërë në periudhën në vijim, sipas tij, është të ketë vetëm një institucion që do të kujdeset për ujërat, e jo si tani, shtatë institucione të cilat ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës.

“Kjo është sfidë serioze që do të ekzistojë. Për fat të keq, këtë dimër nuk patëm borë, shumica e akumulimeve janë zbrazur. Jashtëzakonisht sfidues do të jetë furnizimi me ujë i sipërfaqeve bujqësore në disa pjesë të caktuara. E di se në Strezhevë, gjithashtu situata është kritike, por po bëhen përpjekje. Këtë vit nuk ka nevojë për restriksione, por konsideroj se në shtet na duhet një institucion i vetëm një institucion që do të kujdeset për ujërat. Për fat të keq, në këtë moment shtatë institucione të ndryshme janë përgjegjëse dhe shpesh vjen deri re hedhja e përgjegjësisë dhe në fund askush nuk është përgjegjës”, theksoi Makraduli, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

për gjendjen me Liqenin e Prespës, Makraduli tha se ka grup pune i cili punon dhe se situata po kontrollohet.