Teatri Popullor i Maqedonisë dhe Teatri i Komedisë në pajtim me rekomandimet e Qeverisë për mosmbajtjen e ngjarjeve publike deri më 6 mars i anuluan shfaqjet e caktuara për këtë periudhë. Opera dhe Baleti i Maqedonisë dhe Teatrit i Dramës tani për tani nuk e kanë anuluar repertorin e tyre.
Në kumtesat e TPM-së dhe Teatrit të Komedisë thuhet se shfaqjet anulohen në pajtim me rekomandimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mosmbajtjen e ngjarjeve publike deri më 6 mars si masë parandaluese për shkak të koronavirusit.
Comments are closed for this post.