Sipas hulumtimit, të bërë në kuadër të projektit “Mobilizim të bashkësisë në luftën kundër urisë” në vend ka nivel shumë të ulët të “sensit” për dhurimin e ushqimit nga ana e prodhuesve, marketeve dhe objekteve hotelierike, edhe pse Organizata për ushqim dhe bujqësi e KB-së (FAO) e ka radhitur Maqedoninë e Veriut në vendin e tetë në kuadër botëror sipas sasisë së ushqimit që hidhet dhe numrit të banorëve.
Ushqimi i hedhur në Maqedoninë e Veriut ka potencial të ushqejë rreth 13.000 qytetarë me tre vakte në ditë dhe nëse nga njëra anë kemi përqindje të lartë të të ashtuquajturës tepricë e ushqimit, njëkohësisht mbi 400.000 persona kanë probleme për të siguruar ushqim. Për shkak të mungesës së financave, këta qytetarë mesatarisht kanë nga një vakt në ditë.
Në bazë të informacioneve në terren, si dhe nga sondazhet e zbatuara mes personave të involvuar në shitjen e ushqimit, përballemi me disa probleme. Ato janë: strategji të këqija për distribuim, formalitet gjatë shtrirjes së dorës dhe dorëzimit të ushqimit, mungesë të infrastrukturës, mosmarrëveshje mes furnizuesve me ushqim dhe shfrytëzuesve të ushqimit, mosnjohje të rregullativës ligjore, si dhe nivel të ulët të ndjeshmërisë ndaj të tjerëve, konkludoi Dokovska Spirovska, nga “Gazetarë për të drejtat e njeriut”.
Situata nuk është e volitshme pothuajse në të gjitha shtetet, ndërsa edhe në Bashkimin Evropian, ku, sipas Eurostat, rreth 23 për qind e popullatës është e ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social, ndërsa në të njëjtën kohë janë hedhur rreth 88 milionë tonë ushqim.
Situata në nivel global tregon se një e treta e ushqimit e prodhuar për konsum ekuivalent-njerëzor në 1,3 miliardë tonë në nivel vjetor, hidhet.
Projekti “Mobilizimi i bashkësisë në luftën kundër urisë”, e zbatuan shumë OJQ, mes të cilëve edhe “Baka për ushqim e Maqedonisë”, “Dashamirësi” dhe “Gazetarë për të drejtat e njeriut”.
Comments are closed for this post.