Presidentin Trajkovski çdoherë do ta mbajmë mend për vizionin e tij për Maqedoni të suksesshme, ka shkruar sot në statusin e tij në Fejsbuk, presidenti Stevo Pendarovski tani kur po shënohet 16 vjetori i vdekjes tragjike të Boris Trajkovskit.
“Sot shënojmë 16 vjet nga vdekja e hershme dhe tragjike e presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarët e kabinetit të tij dhe ish kolegë të mi. Presidenti Trajkovski çdoherë do të mbahet mend për vizionin e tij për Maqedoni të suksesshme, rolin kyç në procesin e pajtimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe ndikimit të tij të drejtpërdrejtë”, ka thënë Pendarovski.
“Sot e nderuam presidentin Trajkovski dhe anëtarët e Kabinetit me vendosjen e luleve në Rotimle dhe në vendin e pushimit të të tyre të përjetshëm. Lavdi atyre, çdoherë do të jetojnë në kujtime tona”, ka shtuar presidenti i shtetit.
Comments are closed for this post.