Me nënshkrimin e procesverbalit të tre takimeve të punës nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Nake Çulev, zëvendësministres plotësuese të ministres së Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dhe kryetarit të Sindikatës së Policëve të Maqedonisë Marjan Kicev përfunduan me sukses negociatat me udhëheqësinë e MPB-së.
Jemi marrë vesh, bënë të ditur Sindikata e Policëve të Maqedonisë, gjatë dhënies së urdhrave për kryerjen e detyrave të punës ata të përcaktohen saktë me afatin e përcaktuar të vlefshmërisë gjegjësisht deri në përfundim të mandatit të qeverisë teknike, pastaj të gjitha urdhrat e dhënë të nënshkruhen nga ministri dhe zëvendësministri plotësues.
“Si fakt me të cilin ne si sindikatë jemi veçanërisht të kënaqur është ajo që gjatë secilës lëvizje të kolegëve të njëjtit do ta marrin pagën e cila është më e favorshme për ta dhe nuk shkelet asnjë e drejtë e marrëdhënies së punës”, thonë nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë prej ku shprehin bindje se tashmë prej sot do të tejkalohet situata aktuale në MPB.
Siç bënë të ditur nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë, negociatat kanë përfunduar pas tri takimeve të punës në hapësirat e MPB-së në të cilat kanë marrë pjesë ministri Çulev, zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Petrovska dhe drejtori i BSP-së Sasho Tasevski me ekipet e tyre të punës, si dhe kryetari i Sindikatës të Policisë së Maqedonisë, Marjan Kicev, sekretari i përgjithshëm Kiro Trajkovski dhe këshilltari i kryetarit të sindikatës, Zllatko Cvetkovski.
Si shkak për takimin e punës ishte situata aktuale në MPB në dhënien e përditshme të urdhrave dhe vendimeve për punë nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme dhe anulimin e tyre nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të gjithë të punësuarit në Ministri ishin vendosur në situatë konfuze që siç qëndron në kumtesën e Sindikatës të Policisë së Maqedonisë, ishte pengesë serioze për kryerjen normale të punëve të rregullta të punës dhe realizimit të të drejtave të marrëdhënies së punës.
“Me këtë aktivitet ne si sindikatë e vetme përfaqësuese në MPB edhe një herë dëshmuam se jemi organizatë serioze sindikale në të cilën një nga postulatet themelore është mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punës së të gjithë anëtarëve”, nënvizohet në kumtesën e Sindikatës të Policisë së Maqedonisë.
Comments are closed for this post.