Pas treshes së shkarkuar nga Gjykata e Lartë, Këshilli Gjyqësor zgjodhi katër gjykatës të rinj.

Mirjana Llazarova- Trajkovska dhe Safet Kadrii në gjykatën më të lartë do të punojnë me lëndë nga fusha penale kurse Nake Georgiev dhe Lidija Martinova nga fusha civile. Llazarova- Trajkovska dhe Kadrii janë zgjedhur njëzëri.

Trajkovska në periudhën 2003- 2008 ishte gjykatëse kushtetuese, pas çka u emërua në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut ndërsa një kohë të caktuar ishte edhe kryetare e një nga pesë seksionet e Gjykatës së Strasburgut. Ndërsa, Kadrii vjen nga Gjykata e Apelit në Shkup, ku është edhe zëdhënës i gjykatës. Georgiev është kryetar i Apelit në Shtip ndërsa Martinova është pjesë e Apelit në Shkup.

Sipas kryetarit të Këshillit Gjyqësor, emërimi i gjykatësve supreme që vijnë nga Gjykata e Apelit në Shkup, nuk do të ketë ndikim në këtë gjykatë./Alsat/