Në gjykimin për rastin “Reket” sot janë treguar incizimet nga kamerat në shtëpinë e Jordan Kamçevit, që ai si dëshmitar i ka dorëzuar në Prokurori si prova materiale.
Në njërin prej incizimeve shihet se si hynë Zoran Milevski-Kiçeec, ndërsa pas pak kohe del nga shtëpia e Kamçevit. Të njëjtën ditë më vonë hyjnë Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Kiçeec. Nga e njëjta kamerë rreth një orë më vonë shihet Kiçeec se si del me një çantë “Luj Viton” dhe Boki me një çantë tjetër, ndërsa Kamçev i përcjell.
Bëhet fjalë për incizime që janë publikuar nga gazeta italiane “La Verita”, ndërsa më pas edhe në mediat e Maqedonisë, vetëm se ngjarja e njëjtë tregohet nga më shumë kënde gjegjësisht nga kamera tjera.
Pas pauzës gjykimi vazhdon me paraqitjen e provave materiale nga ana e prokurorisë.
I akuzuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski Boki 13, në fillim të seancës së sotme ka kërkuar shtyrje për arsye shëndetësore.
Boki 13 është ankuar në dhembje dhe ka thënë se me gastroskop i është vërtetuar se ndonjë organ duhet t’i hiqet. Gjykatësi i është përgjigjur se do të thirr Ndihmën e shpejtë me çka Jovanovski ka thënë se nuk dëshiron pasi ata do t’i jepnin vetëm diazepam dhe pastaj nuk do të mund ta ndjek seancën. Ka thënë se ka kancer në lukth dhe nëse respektohet terapia nga rekomandimet, nuk do të vjen deri te ajo.
Gjykatësi, megjithatë ka vendosur që gjykimi sot të vazhdojë.
Para fillimit të seancës Jovanovski me ton të lartë i është drejtuar prokurores Villma Ruskoska se “ushtron torturë mbi të dhe se Zoti do ta dënojë” me çka sigurimi ka reaguar dhe e ka nxjerr nga salla e gjyqit. Pasi situata është qetësuar, ndërsa Trupi gjykues ka hyrë në sallë, Jovanvoski është kthyer, ndërsa seanca ka filluar.
Në seancën e kaluar u prezantuan fotografi nga gjësende të marra gjatë bastisjes së shtëpive dhe hapësirave të punës të të akuzuarve Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva, si dhe nga bastisja e shtëpisë së Zoran Milevski-Kiçeec, i cili e pranoi fajin.
Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të vitit të kaluar parashtroi aktakuzë kundlër Bojan Milevskit, Katica Janevës dhe Bojan Jovanovskit.
I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski e pranoi fajin, pas çka u dënua me tre vite burg.
Comments are closed for this post.