Disa grupe të deputetëve tashmë parashtruan amandamente për ligjin për prokurorinë publike, ndërsa disa drejtuan lutje për kohë shtesë për t’i formuluar për shkak të obligimeve që i kanë me dialogun Zhan Mone, informojnë për MEDIAL-n nga Ministria e Drejtësisë.

Për shkak të besimit të procesit, siç cekin, nuk do të zbulojnë se cilat grupe të deputetëve kanë parashtruar amandamente.

Grupet e deputetëve duhej të parashtronin amandamente sot deri në orën 12:00, pas çka, siç informoi dje ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, do të caktohet takim i ri i grupit të punës për ligjin, sipas të gjitha gjasave, të hënën.

Në takimin e djeshëm të dytë të grupit të punës në format më të gjerë me përfaqësues të partive politike dhe grupeve të deputetëve nga Kuvendi u bisedua për amandamentet për përmirësim të tekstit ligjor pas debatit publik dyditor të ekspertëve për ligjin.

Deskoska pas takimit informoi se grupe të caktuara të punës tashmë parashtruan amandamente, disa do të parashtrojnë amandamente gjatë ditës, si dhe se disa nuk deshën të marrin përgjegjësi për të përgatitur amandamente.

Nga VMRO-DPMNE opozitare dje i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë të organizojë takim me ekspertët juridikë të cilët patën vërejtje për debatin publik dhe së bashku me ta të bëjnë amandamente të propozim-ligjit. .