Kryeministri në largim Zoran Zaev pati një intervistë për emisionin “Direkt” në TV serb „Pink“, ku foli për situatën në rajon, shqiptarët në Maqedoni, Marrëveshjen e Prespës …
Në një moment, prezantuesja i kujtoi një nga deklaratat e tij.
Në intervistën tuaj të parë për “Kuririn” serb ju thatë se “Kosova është zemra e Serbisë”. A është Kosova zemra e Serbisë ?, pyeti prezantuesja
Në këtë pyetje ai u mundua në mënyrë diplomatike të dalë nga situata tdhe thotë se një pjesë e madhe nga historia e Serbisë është e lidhur me Kosovën.
Është e qartë për mua. Por në të njëjtën kohë edhe për ju, udhëheqja Serbe, është e qartë për qytetarët e Serbisë që ky problem që ekziston duhet të zgjidhet. Pse? Që Serbia të ecë përpara. Për ta çuar Kosovën përpara. Që të gjitha vendet e rajonit të ecin përpara, problemet duhet të zgjidhen. Nuk ishte e lehtë as për mua, megjithëse ishte një çështje krejtësisht tjetër, problemi i Kosovës,nga ai që ekzistonte këtu. Por ajo ekzistonte për 27 vjet. Më në fund, ne kemi pranuar që me të vërtetë jemi pjesa veriore e historisë së Maqedonisë. Unë besoj se përmes dialogut do të ketë një zgjidhje, në fund të fundit, qëllimi i të gjithve është të jemi pjesë e familjes Evropiane, thotë ai.
Prezantuesja, megjithatë, i tha mos ta përsëriti atë fjali, se Kosova është zemra e Serbisë.
Unë them ato që thashë dhe atëherë është e njëjta gjë, thotë ai.
Comments are closed for this post.