Sheshi “Maqedonia” nesër do të jetë vend ku shkupjanët do të përpiqen të vendosin rekord të ri Guines për bredhin më të madh të Vitit të Ri në botë i formuar prej njerëzve.
Formimi i bredhit të Vitit të Ri prej njerëzve, siç kumton qyteti i Shkupit, është pjesë e programit të “Uniterlend”.
“Ngjarja do të pasurohet me program muzikor-argëtues, ndërsa për disponimin e mirë të pjesëmarrësve do të kujdeset Beni Shaqiri dhe ‘Nonstop’. Ejani të argëtohemi dhe ta bëjmë bredhin e Vitit të Ri më të madh në botë prej njerëzve”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Për momentin, bredhi më i madh prej njerëzve sipas Guniesit është bërë në Indi në vitin 2015, me 4.030 pjesëmarrës, ndërsa nesër edhe Shkupi do të përpiqet të hyjë në librin Guines të rekordeve.
Qyteti i Shkupit i fton të gjithë të interesuarit të vijnë në shesh dhe t’i bashkangjiten këtij organizimi.
Comments are closed for this post.