Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për javën e ardhme.
Sipas vendimit të fundit, çmimet e benzinës por dhe dizelit mbetën të njëjta, rritje nga mesnata do të shënoj vetëm mazuti.
Edhe këtë javë benzina EuroSuper BS-95 do të shitet për 67 denarë për litër, Eurosuper BS-98 edhe më tej do të shitet për 69 denarë, derisa Eurodizeli do të shitet për 61.5 denarë për litër.
Me vendim të KRRE-së për 0.929 denarë për kilogram rritet çmimi i mazutit M-1 NS dhe do të kushtoj 35.407 denarë për kilogram./Telegrafi/
Comments are closed for this post.