Tetë persona kanë marrë lëndime të lehta në tre nga gjithsej pesë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në dy aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Siç njoftojnë nga SPB, policia ka përjashtuar nga komunikacioni dy shoferë të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, pesë shoferë pa leje për vozitje dhe katër makina të paregjistruara.
Me “karrotrec” janë larguar 77 makina.
Gjithashtu është sanksionuar një shofer, i cili ka kaluar në udhëkryq nën dritën e kuqe të semaforit
Comments are closed for this post.