Gjykimi për shkatërrimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve lokale në vitin 2013 “Titanik”, “Titanik 3” u shty për më 29 janar të vitit 2020. Për seancën e sotme gjyqësore nuk ishte siguruar dëshmitari i cili ka paraqitur vendbanim në Gjermani.
Gjykata në seancën e kaluar gjyqësore ka dhënë urdhër nëse nuk mund të sigurohet prania e tij personale, dëshmitari do të dëgjohet përmes video konferencës, por edhe kjo nuk u realizua.
Në “Titanik 3”, të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI. Sipas aktakuzës ata ngarkohen se si anëtar të Komisionit zgjedhor në Komunën e Çairit, në zgjedhjet lokale në vitin 2013, kanë shkatërruar material zgjedhor për këtë proces zgjedhor.
Procedura filloi sërish më 15 mars të këtij viti pas emërimit të gjykatës Marija Kletniçka për gjykatëse të re në këtë lëndë, pasi gjykatësja Ole Ristova , e cila e ka udhëhequr rastin, në shkurt të këtij viti ka kërkuar largim nga rasti.
Comments are closed for this post.