Janë mbushur 75 vjet nga masakra e njohur e Sopotit e 3 dhe 4 nëntorit të vitit 1944, kur forcat partizane dhe çetnike vranë 64 martirë dhe veprimtarë shqiptarë të këtij fshati. Si çdo vit, në Qendrën Memoriale në këtë fshat të Kumanovës bëhen homazhe në ndërim dhe përkujtim të të rënëve.
Kryetari i Këshillit Organizativ dhe nismëtari për ndërtimin e përmendores, Shukri Limani theksoi për INA se kjo është një ditë e veçantë, ku ne përkujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit, që u flijuan për komb e atdhe. Ai theksoi se kjo Qendër Memoriale qëndron mbi fshat mes dy kufijve për të rikujtuar dhe për të mos humbur gjurmët nga masakra më e madhe ndaj shqiptarëve të asaj kohe në rajonin e Malësisë së Karadakut. Në masakrën e Sopotit që ndodhi më 3-4 nëntor të vitit 1944 u vranë 64 persona, 15 – të prej të masakruarve i kanë varret nëpër fshat, në vendin ku janë ekzekutuar, ndërsa të tjerët janë varrosur në një varrezë kolektive në fshatin Shushevë. Masakra ishte kryer për spastrimin etnik të fshatit dhe hakmarrje ndaj Ballit Kombëtarë. Të pushkatuarit që ishin meshkujt nga mosha 11 vjeç deri 95 vjeç ishin vrarë mbi fshatin Sopot, në afërsi të fshatit Shushevë dhe kjo përbënte një masakër tipike sllave. Sopoti është fshat shqiptar që kufizohet me Serbinë dhe ka rreth 60-të shtëpi me 400 banorë. Fshati ka nisur të rikthejë jetën dhe se për çdo ditë po shtohen shtëpi të reja. (INA)
Comments are closed for this post.