Pa energji elektrike nesër në kohë të caktuara të ditës do të mbeten banorët e disa pjesëve të komunave Kisella Vodë, Karposh, Sopishte dhe Gjorçe Petrov, informojnë nga “EVN Maqedoni” SHA.
Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike do të jetë për shkak të problemeve teknike në sistemin energjetik në Qytetin e Shkupit.
Pa energji elektrike në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15:00 do të mbeten, konsumatorët e rr. “Tome Tomshiq” dhe një pjesë e rrugëve përreth në Komunën e Kisella Vodës.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e ndërtesave përreth Fakultetit Pedagogjik në rr. “Kairska” në komunën e Karposhit.
Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e fshatit Breznicë e re, ose shtëpitë në shtrirjen mes dy trafostacioneve në komunën e Sopishtes.
Në periudhën prej orës 12:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rr. “Aleksandar Makedonski”, rr. “Kadinjaça” pjesë të rr. “Cërnogoroska” përreth objektit nr. 45, pjesë të rr. “Boris Sarafov” nga 142 deri në 148, si dhe rr. “Andreja Papradiçki” në komunën e Gjorçe Petrovit.
Comments are closed for this post.