Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore ndërsa nëntë persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta në 14 aksidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup dhe rrethinë.

Nga komunikacioni, sipas SPB SHKUP, janë përjashtuar 22 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë, tre shoferë që kanë voyitur nën ndikimin e alkoolit, 23 shoferë para se të marrin lejen e vozitjes dhe tetë automjete të paregjistruara.

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 90 dënime ndërsa me automjetin ‘Karoteci’ janë ngritur 86 automjete.

Janë gjobitur edhe katër këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, pesë këmbësorë që kanë kaluar rrugën në të kuqe, pesë shoferë që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, një shofer i cili nuk ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijë të bardhë, katër shoferë për tejkalim jo të rregullt, dy shoferë që nuk ka dhënë përparësi kalimi në udhëkryq, një motoçiklist për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse, gjashtë shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurisë dhe shtatë shoferë për përdorim të telefoni