Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaevi dhe LSDM-ja do t’i humbin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ata thonë se kryeministri në largim, i ka shitur interesa kombëtare dhe nuk ka marrë datë për negociata nga BE.
“As Macroni, e as ndonjë politikanë tjetër, nuk e kanë gënjyer Zaevin se do të anëtarësohet në BE nëse e ndryshon emrin e shtetit. Për hyrje në BE janë të nevojshme reforma dhe shumë punë. Zaev nuk ke ka bërë as njërën, e as tjetrën”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se qeveria nuk i ka dhënë argumente të mjaftueshme miqve ndërkombëtar.
Comments are closed for this post.