Një vozitës i motoçikletës dhe një bashkudhëtar i motoçikletës kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa nëntë persona kanë kaluar me lëndime më të lehta në gjashtë nga gjithsej nëntë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në katër fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.
Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup, policia përjashtoi 49 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 13 vozitës para se të pajisen me patent shofer, dy vozitës fillestarë, një automjet teknikisht në gjendje të parregullt dhe 13 automjete të paregjistruara.
Për parkim jo të rregullt janë dhënë 63 dënime, ndërsa me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 55 automjete.
Janë evidentuar edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, shtatë vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe në udhëkryq, tetë vozitës për reshtim të parregullt, pesë vozitës për tejkalim të padrejtë, dy vozitës për mosshfrytëzim të kaskës mbrojtëse në motoçikletë, 20 vozitës për mosmbajtje të rripit të sigurisë dhe 27 vozitës për përdorim të celularit.
Comments are closed for this post.