Qeveria në mbledhjen e djeshme e konstatoi Propozim – ligjin me të cilin do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, Ligji, qëllimi i të cilit është kontrolli i drogave dhe substancave psikotropike, si dhe parandalimi dhe shkatërrimi i tyre, do të vihet në debat publik.
Sipas tekstit të propozuar, kanabis për qëllime mjekësore do të mund të kultivojnë vetëm personat juridik të cilët kanë leje nga Ministria e Shëndetësisë, të marrë pas pëlqimit paraprak nga Qeveria. Qeveria do ta miratojë edhe çdo ndryshim në strukturën pronësore të personave juridik.
Në tekstin e Propozimit, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, ceket se kompanitë të cilat do të përfitojnë licencë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, do të jenë të obliguar të paguajnë 10 për qind nga shuma e përgjithshme pa TVSH të llogaritur të faturës dalëse për shitje të prodhimeve, në llogari adekuate, të cilat janë të ardhura të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së veriut. Për këto mjete, si derdhje në Buxhetin shtetëror, Qeveria do të sjellë program të posaçëm për dedikim të tyre dhe mënyrën e shfrytëzimit, ku prioritet do të kenë barërat për sëmundje të rralla dhe prioritete të tjera në mbrojtjen shëndetësore.
Një pjesë e këtyre mjeteve do të dedikohen edhe për financim të qëndrueshëm të Agjencisë për kontroll dhe kultivim të kanabisit dhe prodhimeve nga kanabisi për qëllime mjekësore dhe shkencore, si organ i pavarur i administratës shtetërore me cilësi të personit juridik, që parashihet të themelohet në pajtim me këtë propozim-ligj.
Comments are closed for this post.