Gjykata e Apelit sot duhet të mbajë seancë publike ku do të shqyrtohet kërkesa e mbrojtjes së Boki 13, i dyshuari i parë në rastin ‘Haraçi’, e që ka të bëjë për heqjen e masës së paraburgimit.
Në seancë publike, Bojan Jovanoski bashkërisht me avokatin e tij do të arsyetohet me argumente se ose duhet t’i hiqet kjo masë,
Bojan Jovanovski tashmë 70 ditë është në paraburgim në burgun e Shuto Orizares që kur Gjykata Penale i caktoi masën e paraburgimit.
Jovanovski ende nuk e ka dhënë deklaratën e tij para Prokurorisë ndërsa hetimi tashmë ka përfunduar.
Nga tre të dyshuarit për rastin ‘Haraçi’ i vetmi që është në paraburgim shtëpiak është Zoran Milevski.
Bojan Jovanovski, Zoran Milevski dhe Katica Janeva sipas aktakuzës kanë marrë 1.5 milionë euro nga biznesmeni Jordan Kamçev duke i premtuar atij heqjen e aktakuzës në rastin ‘Perandoria’.
Comments are closed for this post.