Një banorë i Ohrit i punësuar në doganë në vendkalimin kufitar “Blato” ka marrë kallëzim penal për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave.

“Zyra e jashtme për punë kriminale në Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër G.M. (51) nga Ohri për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave’. Ai si doganier zyrtarë në vendkalimin kufitar në ‘Blato’, në kufirin Maqedoni e Veriut-Shqipëri ka mundësuar kalimin e mallrave duke iu ikur kontrolleve doganiere dhe pa paguar detyrimet e importit. Me këtë ai ka mundësuar që V.I. të përfitojë një përfitim të paligjshëm të pasurisë me vlerë prej rreth 468.000 denarëve”, thonë nga MPB.