Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ministrin finlandez të Punëve të Jashtme Peka Havisto, ku është shfaqur mbështetje për zgjerimin e BE-së, si dhe mbështetje të fuqishme nga Finlanda, e cila kryeson me Këshillin Evropian për vendim pozitiv në tetor në Samitin e Unionit, nga i cili vendi ynë pret datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në takim, thuhet në kumtesë nga pres shërbimi qeveritar, është konstatuar progres në fushën e sundimit të së drejtës në vendin tonë dhe është shfaqur mbështetje që ai proces të vazhdojë. Havisto ka theksuar se Finlanda ka respekt të madh ndaj Marrëveshjes së Prespës, si zgjidhje të çështjes dypalëshe të arritur në mënyrë të qetë.

Kryeministri Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ka shprehur falënderim për miqësi dhe mbështetje të sinqertë nga Finlanda për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të proceseve erointegruese, veçanërisht në periudhën pritjes së vendimit të rëndësishëm për shtetin tonë.

“Takimi i sotëm është historik sepse po ndodh në momente kur Finlanda kryeson me Këshillin e BE-së, Ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut, për 15 ditë, pret nga Këshilli i BE-së vendim pozitiv të fuqishëm dhe të qartë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. I kemi bërë reformat e rëndësishme përmes konsensusit me opozitën, i kemi zgjidhur çështjet dypalëshe me fqinjët përmes shembullit të rrallë të marrëveshjes dhe politikave të dialogut dhe zgjidhjes, fuqimisht jemi të përcaktuar ndaj respektimit të vlerave evropiane. Kontribuojmë në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal i cili rezulton me zhvillimin e tregtisë, shënojmë rritje të ekonomisë, investimeve të reja, vendeve të reja të punës, paga më të mëdha. Kemi dhënë rezultate dhe mendojmë se si vend meritojmë që BE-ja të kthejë me vendim pozitiv i cili do të jetë motivim të vazhdojnë ndryshimet pozitive në shtëpi, ndërsa kjo do të jetë porosi e mirë për perspektivat eurointegruese të rajonit”, tha Zaevi, thuhet në kumtesë.

Zaevi ka theksuar se shteti ynë është i përcaktuar edhe ndaj zbatimit të praktikave të mira evropiane në fusha konkrete që janë të zbatueshme në vend dhe në këtë drejtim ka bërë të ditur për përcaktueshmërinë për zbatimin e përvojave të suksesshme finlandeze në arsim, si dhe praktikave të suksesshme nga vendet nordike në fushën e inovacioneve, digjitalizimit, teknologjive të reja.

Në takim bashkërisht është konstatuar se janë të rëndësishme dhe do të vazhdojnë programet e tyre tuining me Finlandën të mbështetura nga BE-ja në shtetin tonë.

Është theksuar, thuhet në kumtesë, se Finlanda nuk është vend anëtar i NATO-s, por ngushtë bashkëpunon me Aleancën dhe me vendet anëtare dhe pritet, anëtarësim i plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Pakt, të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit, por edhe të hapë mundësi të përforcimit të bashkëpunimit në këtë plan midis të dyja shteteve.