Maqedonia e Veriut e mësoi mësimin nga e kaluara dhe është reale që të marrë satisfaksion të plotë nga bashkësia ndërkombëtare përmes hapjes së negociatave me BE-në, që pritet të ndodh këtë muaj dhe përmes pranimit zyrtar në anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO.

Këtë e porositi presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Stevo Pendarovski në Shkup, në të cilën theksuan se ishin pajtuar se është e nevojshme që BE-ja ta njohë momentin dhe përfundimisht këtë muaj të sjellë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, sepse nuk ka fuqi më të madhe lëvizëse për shtetet se sa eurointegrimi.

“Është me rëndësi që ta mbështesim Maqedoninë e Veriut në atë rrugë. Kjo është rrugë pa alternativë kur bëhet fjalë për stabilitetin e rajonit dhe prosperitetin ekonomik dhe demokratik. Maqedonia për shkaqe të njohura që nga viti 2008 në Samitin në Bukuresht e humbi hapin në të cilin paraprakisht sigurt ecte në procesin e integrimit, por më duket se disa leksione janë mësuar mirë Në ndërkohë është bërë progres serioz dhe sot realisht është që të pritet Maqedonia e Veriut të marrë satisfaksion të plotë para së gjithash përmes dy hapave të bashkësisë ndërkombëtare. I pari është hapja e negociatave me BE-në, që presim të bëhet këtë muaj dhe i dyti është pranimi zyrtar në NATO”, tha Gjukanoviq.

Vlerësoi se nuk ka stabilitet në rajon pa integrimin e saj të plotë në BE.

“Ne e trajtojmë Maqedoninë tashmë si pjesë e NATO-s, por formalitetet duhet të përfundojnë. Është çështje kohe vetëm se a do të ndodhë kjo në dhjetor ose një ose dy muaj më vonë. Maqedonia e Veriut tashmë e siguroi vendin e saj në NATO dhe këtë e vlerësojmë si shumë të rëndësishme për sigurinë e brendshme të vendit dhe për stabilitetin rajonal. Nuk duhet të ketë dyshime edhe për fillimin e negociatave me BE-në sepse mendojmë se është koha për dinamikë të re në procesin e zgjerimit”, theksoi presidenti malazez.

Gjukanoviq vlerëson se jostabiliteti përmes të cilit për fat të keq njihet Ballkani është pasojë e mbetjes prapa në kuptim të zhvillimit ekonomik dhe demokratik. Përgjigja e problemeve, sipas tij, duhet të jetë integrimi dhe miratimi i vlerave evropiane dhe cilësisë evropiane të jetës. Mali i Zi përpiqet që të jetë shembull i tillë, tashmë është anëtar i NATO-s dhe lider në procesin negociues me BE-në”, tha Gjukanoviq.

Vlerësoi se Shkupi dhe Podgorica kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira që nga koha e shtetit të përbashkët të cilat vazhdojnë edhe sot.

Presidenti Pendarovski në konferencën për shtyp potencoi se të dyja vendet janë të përcaktuara për bashkim evropian dhe euroatlantik, për përmbushjen e agjendës së Procesit të Berlinit dhe për formate të të tjera të bashkëpunimit rajonal.

“Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Podgoricës po zhvillohen në frymën e bashkëpunimit më të mirë. Mali i Zi ishte në mesin e vendeve të para të cilat e ratifikuan Protokollin për anëtarësim në NATO. Të dyja vendet kanë marrëdhënie të mira dhe ndajnë prioritete të përbashkëta të jashtme politike”, deklaroi Pendarovski.

Dy presidentët biseduan për bashkëpunimin rajonal, me çka kanë vlerësuar se të dyja vendet dhe rajonin i lidh e kaluara e përbashkët, por edhe më shumë e ardhmja e përbashkët.

Vizita e Gjukanoviqit është vizita e e parë e një shefi të një shteti të huaj në Shkup pas zgjedhjes së Stevo Pendarovskit për president të shtetit.