Hapja ose mbyllja e Përfaqësive diplomatike konsullare (PDK) konform ligjit është në kompetencë të Qeverisë dhe ajo vendos për atë, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp në vilën “Vodno” me presidentin malazez Milo Gjukanoviq.
Ai sqaroi se analiza që pas hyrjes në funksion e ka kërkuar dhe marrë nga MPJ-ja ka qenë me qëllim që të dëgjojë prej tyre nëse PDK-të që nuk do të duhet të ekzistonin, që të përforcohet aktiviteti ynë në rajon dhe shtete, që janë të rëndësishme për ne këtë moment.
“Propozimin unë e kam marrë vetëm për informim dhe derisa nuk kalon në procedurë qeveritare dhe derisa Qeveria nuk sjell vendim formal se kjo ambasadë ose konsullatë do të mbyllet, ne mund të qëllojmë se çfarë do të jetë vendimi qeveritar. Unë mund të them çka mendoj edhe nga ky pozicion, sidomos nga aspekti i të gjitha materialeve që i marrë nga PDK-të tona, si punojnë, por kjo do të kalkulohet në vendimin final, të cilin megjithatë duhet ta sjellë Qeveria”, thotë presidenti Pendarovski i pyetur nëse do të ketë mbyllje të ambasadave aktuale dhe hapje të ambasadave të reja.
Sipas tij, në dokumentin me analizën që e ka marrë nga MPJ-ja ekzistojnë argumente serioze për disa PDK-të tona në botë pse duhet ta ulin personelin diplomatik ose nuk kanë supozime bazë të funksionojnë si ambasada.
Comments are closed for this post.