Marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilat ndajnë të kaluarën e përbashkët dhe synojnë drejt të ardhmes së përbashkët përmes integrimit në institucionet euroatlantike janë në fokusin e bisedimeve midis shefave të dy shteteve, Stevo Pendarovski dhe Millo Gjukanoviq.
Pendarovski sot në kabinetin presidencial në Vilën Vodno në një ceremoni të lartë shtetërore dhe ushtarake e priti Gjukanoviqin, i cili qëndron për vizitë dyditore në vend.
Vizita e presidentit malazez është njëherësh edhe vizita e parë zyrtare e një presidenti të huaj të Maqedonisë së Veriut në mandatin e presidentit Pendarovski.
Comments are closed for this post.